Si të shmangësh presionet e ditëve të ‘këqija’
Intensiteti dhe rutina e jetës së zakonshme ndonjëherë janë të mjaftueshme për ta çuar një person drejt depresionit. Problemet në punë, në jetën personale, shkollë, familje, ushtrojnë presion të përditshëm. Edhe nëse nuk ke probleme fakti që çdo ditë duhet të bësh disa gjëra ndonjëherë të mbyt dhe të shkakton stres. Lodhesh nga rutina dhe sigurisht që për t’i shmangur situata të tilla në ditë të ‘këqija’ duhet të përdorni disa metoda.
Tingujt muzikorë janë qetësues. Jo vetëm të dëgjoni muzikë në paisjet tuaja por sidomos tingujt që dëgjohen në natyrë janë ilaçi më i mirë për të qetësuar mendjen. Largohuni për një ditë në natyrë, ecni, vraponi, uluni diku dhe bërtisni derisa natyra ta kthejë zërin tuaj mbrapsht. Të jeni të bindur se mërzitja dhe lodhja që keni do të zhduket. Largoni edhe telefonin. Sipas studimeve telefonat dhe përdorimi me tepri i paisjeve elektronike shkaktojnë stres. Larg energjive negative dhe lajmeve të këqija, shikoni vetëm gjëra të bukura.
Hani ushqimin e preferuar, sikur të jetë ajo një copë çokollatë që iu pëlqen më së shumti. Të laheni në një vaskë me ujë të ngrohtë është një terapi kundër stresit. Jo vetëm në dush por mund të zgjedhësh të shkosh dhe në plazh, apo nëpër liqene dhe ujëvara, mjafton të dëgjosh zhurmën e ujit.
Në dite te keqija është mirë të qëndroni pranë njerëzve që doni dhe ju duan. Të marrësh dashuri dhe të rrish me njerëz të lumtur do t’ju bëjë të ndiheni edhe ju të lumtur. Nëse nuk keni dikë pranë, atëherë përqafoni veten. Ndoshta ju duket e çuditshme, por funksionon zakonisht.
Shkoni të bëni masazh, maska për fytyrën dhe trupin, bëni trajtime nga më të ndryshmet. Pikturoni diçka, duke imagjinuar një vend ku do donit të ishin, pikturoni boten qe doni, kështu harroni problemet. Shkruani gjithçka në një ditar dhe do të ndiheni të çliruar, sikur ia keni treguar dikujt. Zgjidhni të shkoni aty ku ndiheni mirë, dhe harrojeni çdo problem dhe punë që keni për të kryer, qoftë dhe vetëm për disa orë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
