Ministria e Shëndetësisë/ Dy vite pandemi, nga rasti i parë te viktima e fundit! COVID drejt shuarjes?
14/04/2022 Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë/ Dy vite pandemi, nga rasti i parë te viktima e fundit! COVID drejt shuarjes?

10 marsi shënoi 2 vjetorin e identifikimit të rastit të parë me COVID në vendin tonë. “Ditën e djeshme janë konfirmuar dy rastet e para me Covid 19 në Shqipëri, bëhet fjalë për dy qytetarë, të moshave 54 dhe 28 vjeç, banues në Tiranë…”

Kjo deklaratë e ministrisë së Shëndetësisë, 2 vite më parë që njoftonte se në vendin tonë ishte konfirmuar personi i parë i prekur nga koronavirusi. Shumë pak i njohur atëherë, COVID erdhi në vendin tonë 2 muaj pasi u zbulua në Wuhan.  As që nuk mendohej se do të mbërrinte në Shqipëri, por erdhi shumë shpejt.

Pas 10 marsit paniku dhe mungesa e informacionit kapluan shumicen e njerëzve. Nga përvoja e vendeve të tjera ku infektimet kishin nisur me heret, kishin degjuar se koronavirusi shkaktonte vdekje.

Duke marrë shembull vendet që tashmë ishin infektuar më herë qeveria u mblodh për të vendosur dhe njoftuar masat që do të zbatonin për të frenuar përhapjen e koronavirusit.  U vendos mbyllja e shume aktiviteteve ne vend, përjashtuar shebimet me te domosdoshme per njerezit. Pëer here te pare shqiptaret u vendosen ne karantine, si e vetmja mundësi e momentit për te frenuar kontaktet, infektimet dhe perhapjen e virusit

Shumë shpejt qytetet u vendosën në karantinë për shkak të armikut të padukshëm. Ne 3 muajt e pandemisë, në vendin tonë humben jeten 33 qytetarë nga COVID dhe infektuan mbi 1000 persona.

PërmirËsimi i lehtë i situatës në fund të majit bëri që qeveria te hiqte mbylljen totale dhe te lehtesonte disa levizje per  dhe aktivitete. Në këtë vendim ndikoi edhe koha.

Gjatë stinës së verës, komiteti teknik i ekspertëve vendosi të hiqte shume nga  masat kufizuese, per shkak edhe te uljes se ndejeshme te numrit te te prekurve.

Vjeshta sërish solli përkeqësim të situatës dhe mbingarkoi spitalet COVID. Lajmi i mirë erdhi sërish në dhejtor. Erdhi vaksina. Në javën e 3 të janarit të një viti më pas mbërritën 10750 dozat e para, të cilat do të imunizonin mjekët dhe infermierët që shërbenin në vijën e parë. Fushata vijoi.

Zbulimi i varianteve të reja Delta dhe Omicron rriti pak rastet por nuk pati ndikim shumë negativ për shkak të butësisë që kishin krahasuar me COVID.

Një tjetër nënvariant i identifikuar në Shqipëri është Ba2 i që duket se ka nisur të qarkullojë që prej muajit janar. Akualisht është i pranishëm në qytetet kryesore të vendit megjithkëtë dominus mbetet “Omicron”. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi praninë e mutacionit Ba2 pas përgjigjeve të analizave nga laboratori i referencës në Berlin.

Deri me sot numri i jeteve te humbura nga COVID në vendin tonë është 3495. Kështu thonë statistikat e publikyara sot nga Ministria e Shëndetësisë e cila bën çdo ditë përditësim të situatës. Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit 56 qytetarë janë infektuar dhe një ka humbur jetën. Janë shëruar 270,510 qytetarë që nga fillimi i epidemisë.

STATISTIKAT E FUNDIT

Testime totale               1,790,270

Raste pozitive                   274,376

Raste të shëruara               270,510

Raste Aktive                          371

Humbje jete                          3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           206

Vlorë               41

Fier                  25

Korçë              22

Gjirokastër       21

Elbasan           18

Berat               15

Shkodër           10

Durrës              9

Kukës                4

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.