Si të rritësh fëmijë të dashur dhe të mirë
“Kjo nuk është e drejtë!”, një akuzë apo një protestë, frazë që prindërit e dëgjojnë më shpesh sesa dëshirojnë. Për disa, kjo shprehje mund të shkaktojë keqardhje, ndërsa të tjerë mund të bezdisen e ti ngacmojnë fëmijët.
Fëmijët duket se kanë një aftësi të çuditshme të zbulojnë kur u bëhet padrejtësi, edhe në një moshë të vogël. Ata janë mjaft të vëmendshëm kur vëllait ose motrës i kanë shërbyer një fetë më të madhe buke, apo racion torte. Një pjesë e fëmijëve bëjnë vëzhgime sa të privilegjuar janë të tjerët në krahasim me veten.
Prindërit mund të mrekullohen me aftësitë e fëmijëve të tyre në matematikë, në çështje kur bëhet fjalë për drejtësi, në përvetësimin e aftësive të tilla si matja, numërimi dhe krahasimi që ijanë themelore për të pasur sukses në shkollë. Sidoqoftë, ajo që është ndoshta më themelore në kontekstin e rritjes së fëmijëve, është mundësia për të praktikuar aftësi të jetës për mirësinë, durimin dhe vetë-rregullimin.
Që në fëmijëri kuptojmë se jeta mund të mos jetë gjithmonë e drejtë. Se ne mund të mësojmë të jemi të kënaqur, të lumtur, pa përjetuar çdo situatë në të njëjtën mënyrë si të gjithë të tjerët. Trendet e fundit në praktikat e prindërimit tregojnë një dëshirë për ta bërë jetën e drejtë për të gjithë pa e veçuar asnjë fëmijë. Disa shembuj të këtij trendi përfshijnë:
– sigurohuni që të gjithë të kenë qasje në sasi të barabarta të ushqimit dhe pijeve
trofe të pjesëmarrjes të shpërndara në ngjarje sportive dhe të tjera
– Ftesa për ditëlindje apo në evente të tjera me vëllezërit e motrat
-Kur luani me duhet gjithmoni ti lini fëmijët “të fitojnë”
Kur përpiqemi të mbajmë një fushë loje të barabartë për fëmijë të vegjël, qoftë brenda familjes, qoftë brenda një klase ose një ekipi, qëllimet tona pozitive për të bërë një proces të drejtë mund të kthehen në zjarr, pasi ne në vend të kësaj kultivojmë të drejtën dhe egoizmin. Zhvillimi i një ndjenje të shëndetshme drejtësie nuk vjen duke kërkuar të marrësh gjithçka kanë të tjerët, por përkundrazi me një fokus në nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
