Lufta në Ukrainë si një ngjarje që unifikoi empatinë kolektive
21/03/2022 Shpërndaje

Lufta në Ukrainë si një ngjarje që unifikoi empatinë kolektive

Nga Laura Xhaxho

Lufta në Ukrainë ka qenë një ngjarje që ka bashkuar të gjithë vendet anembanë globit, ndryshe nga çdo ngjarje që kemi parë më parë – ndoshta më shumë edhe se pandemia.

Brenda natës, ne kemi rivendosur busullën tonë kolektive dhe kemi identifikuar qartë anën morale të konfliktit. Më e rëndësishmja, kriza na e shkundi cinizmin tonë duke e zëvendësuar atë me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie dhe humanizmi.

Ndërsa ka qenë e vështirë të dëshmosh shkatërrimin e panevojshëm të jetëve, shtëpive, ka një fije shprese se si individët dhe organizatat në mbarë botën kanë qëndruar të bashkuar kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë dhe janë mbledhur për të ndihmuar popullin e Ukrainës.

Gjatë kësaj kohe të tragjedisë së madhe, është frymëzuese të shikosh njerëzit që shkojnë më lart dhe përtej qenies së tyre njerëzore.

Udhëheqja frymëzuese e presidentit ukrainas Zelensky, një ish-aktor dhe komedian që ka shërbyer në politikë vetëm për tre vjet. Zelensky ka refuzuar oferta të shumta për t’u evakuar nga vendi që prej fillimit të pushtimit duke e vendosur jetën e tij në linjë të parë çdo ditë për të qëndruar me popullin dhe për të mbrojtur vendin e tij. Vetëm disa ditë më parë, ai shëtiti rrugët e Kievit dhe vizitoi ushtarët e plagosur, duke frymëzuar zgjedhësit e tij që të ruajnë rezistencën kundër një kundërshtari shumë më të fortifikuar.

Mijëra qytetarë rusë rrezikuan burgun duke protestuar në rrugë kundër luftës së Putinit dhe duke bërë përgjegjëse qeverinë e tyre për luftën në Ukrainë. Protesta “live”, gjatë transmetimit të lajmeve kryesore , e redaktores së televizionin më të ndjekur rus ishte padyshim akti më i madh kurajoz.

Historitë heroike të qytetarëve të zakonshëm që vënë jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar që njerëzit të jenë të sigurt brenda dhe jashtë Ukrainës. Kjo përfshin kuzhinierin e njohur Jose Andres, themeluesin e World Central Kitchen, i cili aktualisht ndodhet në Poloni duke ndihmuar me ushqime refugjatët që vijnë nga Ukraina. Qytetarë të vendeve si Rumania, Polonia, Moldavia, të cilët po hapin shtëpitë për refugjatët duke i sjellë në familjet e tyre. Kjo bujari u ilustrua nga shumë foto tashmë të famshme të veshjeve apo karrocave për fëmijë në një stacion treni polak, lënë për prindërit që kalonin kufirin nga Ukraina me fëmijët në krahë dhe pak gjëra me vete.

Qindra kompani kanë vendosur të ndalojnë operacionet në Rusi ose të tërhiqen tërësisht nga vendi, duke e detyruar në thelb Rusinë të sakrifikojë të ardhmen e saj ekonomike për të vazhduar luftën e saj të pakuptimtë.

Agresioni i Rusisë ka përshpejtuar urgjencën për të kaluar në energji të qëndrueshme dhe për të reduktuar varësinë tonë nga karburantet fosile. Shumica e vendeve më të mëdha eksportuese të naftës udhëhiqen nga regjime autoritare dhe shumë liderë po kuptojnë më në fund pasojat dramatike që mund të ketë të bërit biznes me këta furnizues dhe pasurimi i tyre. Për më tepër, siç na thuhet se kemi vetëm disa vite kohë për të reduktuar në mënyrë drastike emetimet që nxjerrim në atmosferë përpara se dëmi të bëhet i pakthyeshëm, rritja e papritur e çmimeve të naftës ka krijuar një shtysë të tregut të lirë për vendet, bizneset dhe individët që të investojnë më shumë në projekte të energjisë së qëndrueshme.

Ndërsa shpresojmë që kjo luftë të marrë një fund të shpejtë dhe paqësor, urojmë njëkohësisht që ndryshimet e sjelljes njerëzore që kanë ardhur nga kjo tragjedi të mos zbehen në muajt apo vitet e ardhshme. Kjo rritje e unitetit dhe empatisë është pikërisht ajo që nevojitet për të trajtuar problemet më urgjente të botës. Në kohën kur pushtimi i Putinit është një mizori, përgjigja njerëzore, e unifikuar dhe novatore e njerëzve në mbarë botën, shpresoj të shërbejë si një bllok ndërtimi për një të ardhme më paqësore, tolerante dhe harmonike.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.