Si të ndihmoni një të pastrehë që shihni duke fjetur në të ftohtin e ashpër
Të pastrehët janë ajo pjesë e shoqërisë që nuk e kanë luksin dhe mundësinë për të pasur një shtëpi apo një strehë të përhershme. Ata detyrohen që edhe gjatë këtyre muajve të ftohtë të dimrit ku shiu dhe bora nuk ndalen, të flenë në ambiente të ftohta, krejt të pambrojtur. Muajt e ardhshëm parashikohen të jenë dhe më të ftohtë, ç’ka do të thotë se jetesa për të pastrehët si brenda dhe jashtë vendit do të jetë dhe më e vështirë.
Sipas një studimi të shtëpisë së strehimit për të varfër, rreth 300,000 njerëz aktualisht janë të pastrehë në Britani. Matt Doënie, drejtor i një organizatë bamirësie ka në fokus si t’i japë fund këtij problemi. “Mat tha se gjatë Krishtlindjeve, organizata e tij po i hap dyert njerëzve të pastrehë për t’i furnizuar me ushqime të ngrohta, strehim, kujdes shëndetësor dhe shoqëri. Mënyra më e mirë si njerëzit mund të ndihmojnë është duke iu përgjigjur apelit tonë të Krishtlindjeve për të rezervuar një vend për dikë që është i pastrehë gjatë pushimeve.
Natyrisht duhet t’ju ofroni atyre biseda duke pirë nga një filxhan çaj ose disa ushqime. Ne e dimë nga përvoja e klientëve tanë se si mund të jetë izolimi dhe jeta e vetmuar në rrugë”. Një gjë e tillë mund të bëhet dhe në vendin tonë. Mund të konsideroni një anëtar më shumë në familjen shumë, duke i dhënë mundësinë një të pastrehu të kalojë festën në ngrohtësi familjare. Nëse doni të ndihmoni të pastrehët duhet të ndiqni disa këshilla. Nëse jeni në rrugë apo në ndonjë ambient tjetër dhe shikoni të pastrehë, duhet të kontaktoni me qendrat e strehimit dhe autoritetet lokale. Në këtë mënyrë ata mund të marrin strehë në hotel, mundësi për strehim afatgjatë, varësisht nga rrethanat.
A duhet të jepni para për personat që qëndrojnë në rrugë duke lypur?Ndonjëherë ne besojmë, se zgjidhja është t’u japim lypësve para. Shumë njerëz që lypin ndoshta nuk bëjnë jetë të barabartë me të tjerët. Të japësh dikujt që lyp mund të jetë një sjellje e dëmshme pasi lypja mund të konsiderohet si zgjidhje për dike. Në këtë mënyrë ai do të ketë më pak stimuj për t’u larguar nga rrugët dhe për të marrë strehim të qëndrueshëm. Ka shumë mënyra alternative për të ndihmuar njerëzit që janë të pastrehë, për shembull duke dhuruar apo duke i dërguar në shërbimet e pastrehë lokale. Po ushqime a duhet t’u blini dhe jepni? Kjo varet plotësisht nga ju. Ju mund t’i pyesni nëse janë të uritur dhe mund t’ju bleni ushqime nëse dëshirojnë. Megjithatë, mënyra më e mirë për të ndihmuar është t’ju gjesh një zgjidhje afatgjatë duke kontaktuar një organizatë bamirëse, këshilluese ose mbështetëse.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
