99 vjeçari ecën 6 milje në ditë për të vizituar gruan e tij në spital
Luther Younger ka vendosur të vizitojë gruan në spital çdo ditë, pavarësisht se nuk ka makinë.
Pra, 99-vjeçari nga Rochester, në Nju Jork, ecën mbi 6 milje në ditë edhe në të nxehtin e verës. Luteri është martuar me gruan 55 vjet më parë. “Dua ta shoh gruan. E dua ate”, thotë ai.
Në vitin 2009, gruaja e Luther u diagnostikua me tumor në tru. Që prej asaj kohe, ka qenë nëpër spitale. Luteri është i vendosur ta vizitojë çdo ditë.
Ai tha se njerëzit shpesh i ofrojnë ta marrin në makinë, por ai nuk pranon. I pëlqen të ecë sepse pastron mendjen. Luteri është gjithashtu një ish-marinar që luftonte në Luftën e Koresë, dhe krenohet me forcën e tij fizike.
Por ecja që bën çdo ditë deri te spitali nuk ka të bëjë me vërtetimin e forcës. Ka të bëjë me vërtetimin e dashurisë që ka për bashkëshorten.
Luther Younger’s story has gone viral. The 99 year old walks 6 miles almost every day to see his wife in the hospital. He’s been showcased on news outlets across the country. The fame hasn’t him slowed him down one bit. He walks for the same reason he always has: “I love my wife” pic.twitter.com/L8qzHucmHU
— Andrew Banas (@AndrewWHAM) September 3, 2018
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
