Ish-presidentët mbledhin bashkë 31 milionë dollarë, arsyeja e rrallë
25/10/2017 Shpërndaje

Ish-presidentët mbledhin bashkë 31 milionë dollarë, arsyeja e rrallë

Amerika këtë vit është goditur nga uragane të njëpasnjëshme të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale. Ndihma për të prekurit nga uragani Harvey ka ardhur edhe nga 5 ish-presidentët e Amerikës.

Demokratët Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter dhe Republikanët George H W Bush, janë bërë për herë të parë bashkë që nga 2013, në një koncert për mbledhur para për viktimat e uraganit në Amerikë dhe Karaibe. “Si ish-presidentë ne duam të ndihmojmë miqtë tanë në Amerikë që të marrin veten”, tha Obama në mesazhine tij.

Në koncertin e mbajtur në Teksas të shtunën në mbrëmje, që në hapje ish-presidentët kanë shpjeguar qëllimin që kishin. Gjithçka shkoi shumë mirë sepse ata sollën 31 milion dollarë që në fillim, e më pas bënë thirrje që të ndihmohen edhe të prekurit nga Uraganai “Maria” që përfshiu “Porto Ricon”.

Ndër mesazhet e kësaj nisme u spikatën ato të Obamës dhe Clinton. Pas Obamës, Bill Clinton tha se, “ Njerëzit janë lënduar, por një nga Teksasi ka thënë, se ka më shumë dashuri në Texas sesa ujë”. Mesazhet e ish-presidentëve patën efekt, në ndihmë të të Prekurve nga Uragani.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.