
SI LINDI TIRANA, GJURMËT E LASHTA QË NGA KOHA PARA ROMAKE
“Aty ku për nevoja të veçanta takohen disa fshatra, aty fillon bërthama e një qyteti”! Kjo shprehje e filozofit Aristotel është ajo çka i ka ndodhur edhe Tiranës. Dikur në prehistori një fushë me pyje të dendur, sot qyteti më i urbanizuar i vendit, i ka fillesat më të herëshmë në shpellën e Pëllumbasit, ku sipas arkeologëve dhe studiuesve është gjetur aktivitet njerëzor.
Sipas Artan Shkrelit, arkitekt e studiues: “Zona i ka perkitur fisit ilir te ardianeve me nendarje te parthineve, per te cilet mendohet nga ka marre dhe emrin Preza, e cila vjen nga nje hipoteze e qytetit te famshem Parthia, qe Barleti besoj se ka qene Preza. Pra ne kohen para romake kjo treve ka qene e urbanizuar dhe e jetuar dhe gjurme te aktivitetit pararomak ka plot. Ashtu sikurse ka dhe gjurme romake dhe ketu nuk flas per rrethinat e Tiranes. Flitet per gjurme ku eshte sot Instituti I Fiskultures, Sporteve. Aty jane gjetur gjurme ne qeramike, por nuk eshte germuar sic duhet. Kur eshte germuar per qellime ndertimi eshte bere nje evidentim i ceket e me pas ka vijuar puna. Rrethinat e Tiranes, sidomos ne kohen e pushtimit romak kane qene shume te frekuentuara, sidomos lugina e Baldukshkut. Ka qene nje zone e preferuar nga vilat romake, deri ne Vrap jane gjetur gjurme mjaftueshem. Ne Tirane qytet, vec mozaikut qe vijon ne germohet, ne ate zonen rrotull 21 vjetorit qe I themi sot jane zbuluar gjurme si tjegulla, kolona me dekor paleokristan…Keto nuk jane evidentuar ne menyre te rregullt dhe shume gjera jane humbur mjerisht. Ato qe jane gjetur pa lokacion te sakte.”

Studiuesit mendojnë se edhe Kalaja e Tiranës, e cila sot është kthyer në një atraksion turistik të kryeqytetit, fshesh ende shumë mistere.
Popullimi i territorit të Tiranës nuk është ndërprerë asnjëherë, pavarësisht të dhënave të pakta që kanë sot arkeologët dhe kjo për shkak se zona është përshkruat nga ujëra të shumtë. Gjithashtu me kalimin e shekujve zhvillimet e shumta urbane kanë bërë që shtersat arkeologjike të jenë nën nivelin e detit. Megjithatë, po sipas studiuesve ka pasur një periudhë ku territori mund të jetë shpopulluar.
Pas sundimit Osman që nga shekulli i 15-të, Tirana e shpalli pavarësinë vetëm në 26 Nëntor 1912. Vite më pas, në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes, ky qytet që ndodhej 35 kilometra në lindje të portit të Durrësit, u shpall përkohësisht kryeqytet i shqiptarëve kur pjestarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet disa ditë më vonë.
Pavarësisht vitit 1920, Tirana u shpall zyrtarisht Kryeqytet i Shqipërinë në vitin 1925 dhe nga ky moment, kur Ahmet Zogu u bë president i shtetit të ri shqiptar nisën dhe ndryshimet e mëdha urbane, ekonomike, sociale dhe kulturore të kësaj lugine që rrethohej nga mali i Dajtit dhe nga disa kodra.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Tirana kthehet në një farë mënyre në kryeqytetin e dytë Italian. Sipas arkitektëve, Musolini krijon me urgjencë në Tiranë një zyrë urbanistike që do të merrej me kryeqytetin e ri. Kjo zyrë përbëhej nga disa arkitektë italianë dhe shqiptar dhe kryesohej nga fiorentinasi Gherardo Bosio (Gerardo Bozio). Ai, kishte pasur disa eksperienca në Afrikën e Veriut, aty ku italianët kishin praninë e tyre të pushtimit. Bozio, formon një zyrë dhe e menaxhon vetë atë.
Me bonifikimin e Lanës u hapën dhe territore të reja, dhe kjo zonë që edhe sot njihet si Tirana e Re, e tillë u quajt që asokohe. Sipas arkitekteve, edhe pse pushtimi italian zgjati shumë pak nga 1939-1943, pra vetëm 4 vjet, kjo kohë ka qenë e begatë për urbanizimin e pjesës tjetër të qytetit. U projektuan banesat e para shumë familjare, të cilat janë njohur ndër vite si Pallatet e Aviatorëve apo Pallatet Moskat. Ajo çka do të vinte pas 1944-s, ishte një epokë tjetër për Tiranën, koha e komunizmit! Jeta ekonomike, sociale, kulturore por edhe urbanistika do të ishte shume më ndryshe nga më parë.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.