“Erdhëm me biçikletë”, foto nga protesta për rritjen e çmimeve
10/03/2022 Shpërndaje

“Erdhëm me biçikletë”, foto nga protesta për rritjen e çmimeve

Këto pamje sjellin një panoramë të protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë dhe Durrës kundër rritjes së cmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore në mënyrë abusive.

Kjo protest e njoftuar përmes rrjeteve sociale ka mbledhur përpara kryeministrisë qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga ora 17:00 deri rreth orës 20:00. Revoltën për varfërinë që i ka prekur e shprehën me pankarta e zërin lart.

Përgjegjës sipas tyre është qeveria dhe kryeministri që nuk ndërhyjnë për situatën e krizës së krijuar. Ato bënë thirrje për një plan masash duke e kosideruar rritjen e çmimeve të papërballueshme për xhepat e tyre. Të pranishëm në protest kishte, aktivistë aktorë, qytetarë të ndryshëm dhe fëmijë.

Aktivistët që iu bashkuan protestës kërkuan nga qeveria të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të rajonit për të mbajtur nën kontroll cmimet gjatë kësaj periudhe të krizës së luftës në Ukrainë. 

“Erdhëm me biçikletë”, ishte një nga pankartat që mbanin në duar protestuesit për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Pavarësisht kostove të larta, rritja e çmimit të naftës nga ana tjetër mund të ndikojë pozitivisht në aspektin e shtimit të përdoruesëve të biçikletave.

Megjithatë protestuesit nuk u mjaftuan me deklaratat por u zhvendosën drejt unazës së vogël dhe bllokuan hyrjen në bulevard të automjeteve nga të dy krahët e rrugës. Për të zhbllokuar situatën ndërhyrën forcat e policisë. Blutë shoqëruan disa prej protestuesëve. Të shoqëruarit nga policia në komisariat u përplasën me policinë pasi kjo e fundit u kërkoi të lirojnë rrugët.

Pas protestës së djeshme qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër prostesë, e cila pritet të mbahet të shtunën. Ata u shprehën se deri në marrjen e masave për të frenuar krizën, protestat nuk do të ndalen.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.