SHTATORI, PSE CILËSOHET SI MUAJI IDEAL PËR PUSHIME
19/09/2023 Shpërndaje

SHTATORI, PSE CILËSOHET SI MUAJI IDEAL PËR PUSHIME

Mund të tingëllojë e çuditshme për disa. Por shtatorin cilësohet si muaji ideal për të bërë pushime. Janë të shumtë ata që e zgjedhin këtë opsion, disa të kushtëzuar për shkak të profesioneve apo angazhimeve që kanë e disa të tjerë me vullnet të lirë.

Vitet e fundit këto zgjedhje po favorizohene dhe nga koha e qëndrueshme, ditët plot diell dhe temperaturat e larta. Duket si një verë e stërgjatë që nuk mbaron.

Sigurisht, ka disa arsye të mira për të planifikuar pushime në muajin shtator:

                                                        Moti i mrekullueshëm

Shtatori është shpesh një muaj i bukur me mot të qetë dhe temperaturat as të larta e as të ulëta, thjesht perfekte. Në shumë vende, vera ka përfunduar, kështu që nuk do të ndjeni të nxehtin e padurueshëm që na shoqëron gjatë muajve të verës.

                                                             Më pak turistë

Për shkak të fillimit të shkollës dhe përfundimit të sezonit të verës, shtatori është më i qetë për shumë destinacione turistike. Kjo do të thotë më pak radhë, më pak pritje në restorante, dhe më shumë hapësirë për të eksploruar me qetësi. Sigurisht edhe më shumë cilësi dhe vëmendje nga stafet.

                                                            Oferta të ulëta

Shumë agjenci udhëtimi dhe hotele ofrojnë çmimet më të ulëta dhe oferta të veçanta për pushime në muajin shtator. Ju mund të përfitoni nga këto zbritje dhe të planifikoni një udhëtim të këndshëm me kostot më të ulëta.

                                                            Natyra e bukur

Shtatori është koha kur natyra ofron një larmi ngjyrash që nga e gjelbërta, te e kuqja dhe te portokallia. Kjo e bën një kohë të mrekullueshme për të eksploruar parqet, pyjet dhe malet dhe për të shijuar pamjet e natyrës.                                                          

                                           Festat lokale dhe ngjarjet kulturore

Shtatori është shpesh koha kur ndodhin festat lokale dhe ngjarjet kulturore në shumë vende. Kjo iu jep mundësinë të njihni kulturën dhe traditat e një destinacioni të ri.

Për shkak të këtyre arsyeve por edhe shumë të tjerave që lidhen me agjendat personale të secilit, shumë njerëz preferojnë të planifikojnë pushime në muajin shtator. Në fund të fundit, kjo është një kohë e mrekullueshme për të shijuar natyrën, relaksuar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.