Idrizi, shqiptari që mban rekordin e ‘të mbajturit mend’
16/09/2019 Shpërndaje

Idrizi, shqiptari që mban rekordin e ‘të mbajturit mend’

Idrizi Zogaj është shqiptari që merret me sportin e ‘të mbajturit mend’. Është diplomuar për inxhinieri fizike, por më së shumti e njohin si ekspert i teknikave të kujtesës. Është larguar nga Kosova, vendi i tij i lindjes, në moshën 2-vjeçare. Aktualisht jeton në Suedi ku edhe vazhdon pasionin e tij të madh.

Ai prej vitesh ushton sportin e kujtesës, duke marrë pjesë në kampionate botërore, në të cilat ka fituar shumë çmime. Ka përfaqësuar Suedinë në Kampionatet Botërore të kujtesës ku ka fituar edhe çmime të ndryshme. Pika e tij më e fortë është mbajtja mend e letrave sipas radhës duke i parë për fare pak kohë, numrat, vitet apo ngjarjet e ndryshme.

 Ky lloj sporti është një teknikë të cilën nëse e mëson arrin të krijosh një kujtesë të fortë. Nëse truri ushtrohet me teknikat e duhura, ashtu si trupi në palestër, sipas Idrizit ia del të mbash mend shifra pafund, emra, ngjarje etj.

 Prej vitit 2004 Idrizi ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Kujtesës i cili realizohet prej 1991. Sot ai është mësues i pajisur me licencë për të hapur kurse duke krijuar grupe, konkurse e gara të ndryshme në këtë lloj sporti.

Puna e tij kryesore është të trajnojë grupe të rinjsh për një kujtesë të fortë. Sipas tij, një super kujtesë arrihet me ushtrime të vazhdueshme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.