
Shqiptarja Juliana Dita rikthehet në vendlindje për nismën e veçantë
Juliana Dita shqiptarja që jeton në shtetin Gjerman prej 27 vitesh. Gjithmonë ka qënë shumë e lidhur me vendlindjen e saj, Pogradecin. Edhe pse larg Shqipërisë, ajo ka punuar fort të jetë pranë shqiptarëve, duke organizuar evente të ndryshme për të mbajtur gjallë lidhjet me rrënjët e saj. Vitet e fundit është rikthyer disa herë në Pogradec, po me dëshirën e madhe për të ndihmuar qytetarët e vendit ku është rritur. Së fundmi ajo ka ndërmarrë nismën për të pajisur spitalin e qytetit me mjetet e nevojshme. Për pozitivi.org Juliana tregon më tepër për këtë nismë.

Prej sa vitesh jeni larguar nga Shqipëria dhe cfarë punoni në shtetin Gjerman?
Prej 27 vitesh jetoj në Gjermani. Në qytetin e Bremen, ku jam bashkëpronare e një restoranti. Në raste festash organizojë koncerte për komunitetin shqiptar. Bëj evente për festa sic është 8 marsi për vajzat dhe gratë, apo për festat kombëtare 28-29 Nëntorin. Mundohem që komunitetin shqiptar ta mbaj të mbledhur në Gjermani. Unë mar me qera salla dasmash për këto lloj organizimesh. Çdo gjë e organizoj vetë dhe me përkrahjen e disa mikeshave dhe të kushërinjëve të mi. Jam përpjekur të ndihmoj komunitetin shqiptar në Gjermani, sidomos ata që kanë nevojë për lidhje kontrate të punës, ose nëse kanë problem shëndetësore. Kam rastin e një vajzë të vogël që ka lindur me probleme. Ku prindërit e saj nuk kishin siguracion. Arritëm të bënim diçka, po ashtu dhe sot kemi kontakt me familjen e saj për gjërat që ka nevojë. Unë punoj vetëm në mënyrë humanitare, vetëm kur dikush ka nevojë që s’kanë mundësi të bëjnë psh. pagesat nëpër spitalet, unë iu kërkoj miqve ndihmë. Ata tregohen të gatshëm duke kontribuar me shumë monetare pa më pyetur se për çfarë.
Ti ke ndërmarrë një nismë shumë të veçantë për të ndihmuar qytetarët e qytetit tënd të lindjes. Cila ishte arsyeja që vendose për këtë inciativë?
Në fakt kujtoj vuajtjet e mia në Gjermani para shumë vitesh, ku kemi udhëtuar me gomone në Zvicër dhe jam mirëpritur nga një familje zvicerane. Unë vij dhe nga një familje shumë mikpritëse dhe bujare, jam munduar që këtë virtyt të prindërve të mi ta trashëgoj. Vitet e fundit vij shpesh në Shqipëri, 5-6 herë në vit. Sepse unë jam shumë e lidhur me qytetin tim të Pogradecit. Kjo nuk është nisma e parë që unë kam bërë. Para disa vitesh unë kam sponsorizuar ekipin e voljebollit të Pogradecit. Ndërsa tani u riktheve për një nismë më të gjëra që besoj do i shërbej një pjesë të mirë të qytetarëve të Pogradecit. Para dy vitesh mua më vdiq babi në spitalin e Pogradecit, ku dhe pse me përkushtimin e mjekëve, pajiset nuk ishin të mjaftueshme. Aty unë i vura vetës time detyrë, premtova në heshtje babit tim, që unë do të mundohem të bëj diçka.

Cila është ndihma aktuale që po bëni në qytetin e Pogradecit?
Për spitalin e Pogradecit janë sjellur 120 krevatë, nga këta krevat 60 janë hidraulik, 30 janë elektrik dhe 30 janë mekanik. Po ashtu janë sjellë dysheqët, incubator për maternitetin, shtretër për lindje , paisje dentisiti, okulisti, apratura ekografi. Po ashtu është kompletuar një kopësht, pajisjet e kopshtit janë marrë në Shqipëri, pasi në këtë formë ndihmojmë dhe bizneset. Unë e ndjej si detyrë ti shërbej qytetit të Pogradecit. Por e gjitha kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmën e shumë personave. Si shoqata “Motorristëve dhe Kamionistëve Humansitë” në Gjermani dhe shumë njerëz të tjerë.
#gjermania #8 marsi #28 29 nentori
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.