Shqiptarët me universitet por pa punë, çfarë prespektive kanë studentët e rinj
17/05/2019 Shpërndaje

Shqiptarët me universitet por pa punë, çfarë prespektive kanë studentët e rinj

Edhe pse gjatë një analize mbi zhvillimet në tregun e punës në vitin 2017 Shërbimi Kombëtar i Punësimit vërejti se niveli i punëkërkuesve është një pengesë serioze që ata të integrohen në tregun e punës, sot të dhënat tregojnë se papunësia edhe tek ata që kanë përfunduar universitetin ka ardhur duke u rritur.

22.5% ose 38 mijë persona të papunë që kërkojnë një vend pune janë me universitet, sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat e publikuara vitin e kaluar tregojnë se numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Personat me universitet që janë kërkim të një vendi punë përbën 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej.

Ndërsa për personat me arsim të lartë, pati rritje të shkallës së papunësisë me 0,3 pikë përqindje. Personat me universitet zunë 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej. Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional.

Këto rezultate ndikojnë edhe tek studentët të cilët presin të marrin një diplomë e më pas të arrijnë të integrohen në tregun e punës. Pozitivi.org ka pyetur dy studentë, me profile të ndryshme, për prespektivën që mendojnë se kanë në tregun e punës aktualisht në statusin e studentit dhe në të ardhmen.

Kristi Mukollari student në vitin e 3 për “Skenca Komunikimi”, i cili aktualisht është edhe në punë si Specialist i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në një universitet privat, nuk e shikon si një mision të pamundur integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Ai thotë ka arritur të punësohet falë praktikave profesionale që ka ndjekur dhe angazhimit të tij fillimisht edhe pa pagesë, në agjenci të ndryshme. Kjo i ka shërbyer për të formuar veten profesionalisht si edhe për të krijuar kontakte dhe një imazh përmes punës dhe aftësive që ka shfaqur gjatë këtyre intershipeve.

Kristi Mukollari:

Pyetje: Sa e vështirë është për një të ri të gjejë punë gjatë kohës që është student por edhe pasi diplomohet?

Përgjigje: Ka vështirësi sidomos në një treg të vogës, të vështirë dhe ku ekzistojnë rryshfetet, mungesa e meritokracisë. Por nëse tek studentët ka vullnet, vendosshmëri dhe më e rëndësishmja aftësi mund t’ja dilet, por fillimisht duhet të sakrifikojë shumë.

Pyetje: Si arrite të punësohesh?

Përgjigje: Në të 2-ja punët që jam, fillimisht universiteti më ka mundësuar praktika profesionale, më pas u bë e mundur që pas disa muajsh praktikë dhe pa pagesë, të punësohem si rezultat i punës dhe aftësive që tregova. Janë edhe mundësia (fati) nga ana e universitetit. Por edhe duke pasur vullnetin tim për të arritur atje ku kam dashur me anë të punës.

Asja Koromani është një studente që ka përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Konkuroi për në universitet dhe fitoi degën që donte. Aktualisht studion për Fizioterapi në Universitetin e Mjeksisë, në FSHMT. Edhe pse gjthmonë ka qenë një nxënëse dhe tashmë një studente e shkëlqyer shpresat për të gjetur punë pas universitetit i ka të zbehta, kjo për shkak të të dhënave dhe eksperiencave të të diplomuarve të mëhershëm në po të njëjtën degë si ajo.

Asja Koromani:

Pyetje: Si i shikon shanset për punë pas universitetit?

Përgjigje: Nëse do të flasim per të gjetur punë në profilin për të cilin përfundojmë, mendoj se është shumë e veshtirë që të rinjtë të punësohen. Duke parë që dega ime nënvlerësohet shumë këtu në Shqipëri, besoj se mundësite e punësimit janë të pakta, por nuk dorëzohemi.

Pyetje: Pse mendon se do e kesh të vështirë?

Përgjigje: Po kam biseduar me disa shoqe qe kanë mbaruar të njëjtën degë, disa punojnë ne call center dhe dy te tjera janë punësuar në një klinikë por me rrogë minimaliste. Si duket nuk ka treg, por edhe mundësitë janë të pakta. Unë zgjodha fizioterapinë sepse e kisha ëndërr por shresat që në të ardhmen të punësohem dhe vlerësohem për punën që do bëj janë jo shumë premtuese. Megjithatë ky fakt s’më ka dekurajuar të studioj fort, për ta zotëruar 100% profesionin tim në fund të universitetit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.