Pse protestat janë gjithmonë një sukses
Protestat kanë ndikur drejpërdrejt në rritjen e çmimeve në vend. Pas më shume se një javë ndërprerje, të martën, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para kryeministrisë, ndonëse ishin më të pakët në numër krahasuar me herët e tjera. Si simbolikë, vendosën një mur ku qytetarët vendosën faturën e shpenzimeve.
Qytetarët që dolën në shesh bën thirrje ndaj qeverisë që të ndërhyjë në treg, duke i vlerësuar masat e ndërmarra deri më tani si, jo reale dhe të pamjaftueshme dhe që nuk ndihmojnë familjet që kanë më shumë nevojë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë të martë nuk kishte podium të improvizuar. Zëri i tyre ishin banderolat.
“Kush mbjell uri, do të korr revolotë”, ishte mbishkrimi i një pankarte.
Ata kërkuan ulje të çmimit të ushqimeve, si dhe atë të karburantit. Ndërsa paralajmëruan protesta të tjera.
Por çfarë ndodhi disa orë para protestës?
Bordi i monitorimit ka vendosur që të ulë naftën nga 245 në 237 lekë për litër dhe benzinën nga 218 në 211 lekë për litër. Përkatësisht nafta është ulur me 8 lekë dhe benzina me 7 lekë.
Ky vendim i Bordit të Monitorimit të karburanteve për të ulur çmimin e naftës erdhi pak para protestës së paralajmëruar për rritjen e çmimeve.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Çmimet e hidrokarbureve janë ulur gjatë protestave të zhvilluara në ditët e para kur arritën nivele historike.
Kjo tregon se protestat janë gjithmonë një sukses, sepse në njëfarë forme arrijnë të kenë ndikim, në krahasim me të mos bërit asgjë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.


