Esmeralda Novruzaj: Nga ndeshja e parë me motrën te titulli kombëtar në boks
24/11/2023 Shpërndaje

Esmeralda Novruzaj: Nga ndeshja e parë me motrën te titulli kombëtar në boks

Esmeralda Novruzaj është një boksiere shqiptare e talentuar, e cila ka filluar rrugëtimin e saj në botën e boksit që në moshën 6 vjeçare. Nëpërmjet këtij rrëfimi, Esmeralda na tregon historinë e saj dhe sfidat që ka përjetuar në rrugën drejt kampionatit kombëtar të Shqipërisë.

Nisur nga një traditë sportive brenda familjes, Esmeralda ka filluar me kickboxing në moshën 6 vjeçare, ndërsa bashkëmoshtarët luanin në litar. Pasionin për boksin e ka kultivuar që atëherë, duke shtrënguar grushtet dhe duke u stërvitur fort.

Nisi me kickboxing

Historia fillon me ndeshjen e saj të parë të veçantë, ku kundërshtari ishte asgjë tjetër veçse motra e saj. Kjo ndeshje jo vetëm që sjell emocione të veçanta, por gjithashtu bëhet momenti që zyrtarisht vendos vajzat si pionire në kickboxing shqiptar.

“Motra ime ishte kundërshtari im në ndeshjen e parë. Ishte një përvojë emocionuese, dhe kjo ndeshje na bëri zyrtarisht vajzat e para në historinë e kickboxing shqiptar.”

Stërvitje 2 herë në ditë

Pas periudhës në kikboks, Esmeralda ka zbuluar dashurinë për sportin e boksit. Rutina e saj stërvitore është intensiv, duke përfshirë 6 herë në javë dhe dy herë në ditë. “Stërvitja është sfiduese, por çdo mundim dhe lodhje shpërblehet në fund të ditës,” thotë ajo.

Me kalimin e kohës, Esmeralda ka arritur të bëhet kampione kombëtare e Shqipërisë në boks. Ajo ndan emocionet dhe momentet e këndshme të fitores, duke theksuar se çdo përpjekje dhe stërvitje ka sjellë frytet e veta. “Titulli më bëri të ndjehem se çdo mundësi ishte e arritshme,” shton ajo.

Nëpërmjet rrugëtimit të saj, ajo ka përjetuar vështirësitë dhe momentet e vështira, të cilat janë pjesë e fshehtësisë së botës së sportit dhe sfidat që vijnë me të. “Nuk ka rrugë të lehtë drejt suksesit, por çdo pengesë është një mësim i nevojshëm për zhvillimin tonë personal,” shprehet Esmeralda.

Në moshën 21 vjeçe, me 15 vite përvojë në sport, Esmeralda përfundon rrëfimin me një qeshje, duke treguar se sporti është bërë një pjesë e pandarë e jetës së saj. Në fund të rrëfimit, ajo drejtohet tek të rinjtë, duke i inkurajuar ata të angazhohen në sport dhe të ndjekin pasionet e tyre me përkushtim dhe vendosmëri.

“Sporti është më shumë se një aktivitet. Është një mënyrë jetese që formon karakterin dhe sjell kënaqësi të paharrueshme,” përfundon Esmeralda Novruzaj.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.