Shkencëtarja Arta Cika, në garën “TechWomen 100 award” në Britani
Arta Cika merr pjesë në “TechWomen 100 award”, mes 200 grave profesioniste nga Britania e Madhe.
Fusha e saj e kërkimit shkencor përfshin teoritë e informacionit, rrjetet hapësinore, grafikët e rastit gjeometrike dhe entropinë grafike. Në këtë garë që është e hapur deri më 29 nëntor për të votuar ajo është e vetmja shqiptare që merr pjesë.
Aktualisht Cika është anëtare e Komitetit të Grave në Shoqërinë Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit si dhe pjesë e Programit RisingËISE (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Studimet i ka përfunduar për inxhinieri komunikimi në Universitetin Politeknik të Torinos.
Arta ka marrë dy diploma Masteri Shkencor në Inxhinieri Informacioni dhe Inxhinieri Kompjuterike nga Politekniku i Torinos dhe Telecom ParisTech në 2015-ën. Para fillimit të doktoratës së saj, ajo punoi për një kompani telekomunikacioni në Francë. Historia e saj është një tjetër rast që na bën të gjithëve të ndihemi krena.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
