Danja, vajza e pasionuar pas të shkruarit por që ëndërron të bëhet mjeke
24/06/2019 Shpërndaje

Danja, vajza e pasionuar pas të shkruarit por që ëndërron të bëhet mjeke

“Unë jam Danja Hajdinaj, këtë vit jam maturante dhe siç më përshkruajnë jam një vajzë energjike e cila kërkon shumë nga vetja dhe dëshiron të fitojë atë që vërtet meriton. Pasionet e mia lidhen ngushtë me formimin tim dhe mund të them që janë të pafundme. Një ndër pasionet më të mëdha është të lexoj. Kjo gjë më bën të lidhem me një botë tjetër nga realiteti pra kështu kjo më dërgon drejt pasionit tim tjetër, atij të të shkruarit. Më pëlqën të shkruaj në mënyrë që të tjerët të përjetojnë atë që përjetoj dhe unë.

Krijimet e mia gjithmonë kanë qenë triumfuese në shumë konkurse të zhvilluara si në ambiente shkollore dhe me tej. Ato të percjellin emocion ndërsa kur shkruhet për të vërteta paraqitem shumë realiste. Një ndër krijimet e mia të fundit ka pasur të bëjë me egon e njeriut si burim i pashtershëm i motivimit tonë. Me këtë ese kam fituar notën që të gjithë nxënësit e dëshirojnë.

Ditët e mia nuk ngjasojne asnjëherë me njëra-tjetrën. Çdo ditë me del diçka e re qe s’do jetë si ajo e para. Mundohem qe edhe nëqoftëse nuk kam se çfarë të bëj të gjej diçka produktive se si ta kaloj kohën e lirë”, thotë ajo.

Danja është maturante në gjimnazin “Sinan Tafaj”. Tanimë është në fazën ku përzgjedh profesionin e së ardhmes. Dëshira e saj dhe e familjes së saj është mjekësia. “Të gjithë jemi rritur me frymën e prindërve ose gjyshërve tanë duke na treguar gjithnjë se u pëlqen të na drejtojnë drejt botës së mjeksisë. Ndaj studimet e mia deri tani janë drejt rrugës së mjeksisë por kjo gjë nuk e shmang dot faktin qëstudimet mund t’i vazhdoj dhe jashtë shtetit dhe dega mund të më ndryshojë.

Dëshiroj që studimet e mmia ti kryej jashtë pasi dua të sfidoj veten me mundësite që do me sjellë një shtet i cili është komplet i huaj për mua dhe do me duhet t’ja dal vetë për çdo gjë.

Prandaj mesazhi im për të gjithë të rinjtë është: mos qëndroni pesimist ndaj mundësive që iu jepen në jetë pasi kjo gjë ua vështirëson akoma dhe me shumë situatën. Sfidojeni veten, ndryshoni mendimet, ne fitojmë më shumë nga dështimet që na drejtojnë në rrugën e suksesit”. #UNFPA

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.