Shiti makinën për të paguar shpenzimet e gruas me kancer, surpriza e fëmijëve e përlot
20/09/2018 Shpërndaje

Shiti makinën për të paguar shpenzimet e gruas me kancer, surpriza e fëmijëve e përlot

Wesley Ryan ishte i njohur në zonën ku jeton për makinën e tij Ford Mustang të vitit 1993, të cilën e kishte quajtur me shumë dashuri  “Christine”. Pavarësisht lidhjes që kishte me makinën të cilën e mbante prej 12 vjetësh ai vendosi ta sakrifikojë për një person të dashur.

Kur gruaja dhe e dashura e shkollës së mesme, Laura Ryan, u diagnostikua me kancer, Wesley shiti makinën për të paguar faturat mjekësore.

“Makina nuk është bota e tij, por zë një pjesë në zemrën e babait. Ai thjesht nuk mund ta zëvendësojë atë me ndonjë automjet tjetër”, tha vajza e Wesley, Jeni Ryan. “Ai nuk është materialist por vetëm dëshiron të kujdeset për familjen. Kjo filloi e gjitha sepse nëna ime u diagnostikua me kancer dhe babai duke qenë ky njeri që është, vendosi të shesë makinën e tij për të cilën zemra i rreh fort”.

Në shenjë falenderimi ndaj babait të tyre për të gjitha vitet e dashamirësisë dhe devotshmërisë, Jeni dhe vëllai i saj Jake gjetën të njëjtën makinë për babanë.

Me ndihmën e nënës, tani pa kancer, Jake dhe Jeni i kërkuan babait që ta takonin në një parking për t’i bërë këte surprizë. Reagimi i Wesley-t është shpërndarë nga mijëra persona në rrjete sociale, ku shfaqet tepër i emocionuar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.