Shpërndarësi bën realitet ëndrrën e djaloshit të vogël
29/06/2018 Shpërndaje

Shpërndarësi bën realitet ëndrrën e djaloshit të vogël

Një shpërndarës në Lowe në Misisipi po vlerësohet në rrjete sociale se bëri realitet ëndrrën e një 6 vjeçari.

Wendy Bailey tha se djali i saj Brandon kishte pritur për dy javë që frigoriferi i ri të dorëzohej në mënyrë që të mund të bënte një kala me kutinë. Por kur frigoriferi më në fund arriti në shtëpinë e tyre, ai pa se nuk kishte kuti.

Shpërndarësi që dërgoi frigoriferin, Lowe Alejandro Porter pa zhgënjimin e fëmijës dhe u kthye në dyqan për t’i gjetur atij një kuti për të ndërtuar kalanë që ëndërronte. “Shpërndarësi i sjellshëm la punën e tij pas dore për të marrë një kuti. Këtë mëngjes djali im gjithashtu mori një mësim të rëndësishëm mirësie”, tha Bailey.

Nëna e djalit ndërsa ka postuar një foto të shpërndarësit duke i çuar 6 vjeçarit kutinë bosh shkruan: “Unë sinqerisht nuk mund ta shpreh se sa i sjellshëm ishte ai, doli nga rruga per ku ishte nisur për një 6 vjeçar. Nga ana tjetër, ishte një moment për të biseduar me djalin tim për frytet e një akti të thjeshtë mirësie, se si mund ta bëjmë dikë shumë të lumtur”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.