Si e shpëtoi i riu shqiptar të miturën nga e ëma e alkolizuar
Bëhu hero si Elvisi!
Dhuna ndaj fëmijëve është një problem me të cilin përballemi shpesh në ditët e sotme, por duhet dënuar ashpër. Një skenë e shëmtuar, teksa nëna dhunonte vajzën e saj ka ndodhur ditët e fundit në Austri. Fatmirësisht në ngjarje është përfshirë 21 vjeçari shqiptar Elvis Kadriu, i cili ka mundur të largojë 2 vjeçaren, nga tortura që po i bënte e ëma e alkolizuar.
Sipas mediave vendase mësohet se nëna 42 vjeçare e quajtur Leonie, e ka rrahur brualisht të bijën në sheshin Braunau të Austrisë. Skenat kanë qenë të frikshme e të papërballueshme nga të rriturit e jo më një fëmijë, 2 vjeçe, siç rrëfen shqiptari. Leonie ka qenë tepër e dehur, ndërsa të bijën e ka përplasur vazhdimisht në tokë, duke mos llogjikuar aspak se ç’po bënte me të miturën. Elvis është shprehur se “teksa po kthehej nga tezja e tij” ka dëgjuar të qarat e fëmijës, dhe menjëherë ka parkuar diku për t’i ardhur në ndihmë.
“Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në mendje. Nuk mundem të besoj si një nënë sillet në atë mënyrë me fëmijën e saj”, kështu ka thënë ndër të tjera Elvisi i tromaksur nga kjo ngjarje. Elvisi ka bërë një gjest që duhet vlerësuar shumë, e marrë shmebull nga kushdo prej nesh që shikon apo është pjesë e skenave ku ushtrohet dhunë ndaj të miturve por jo vetëm. 21 vjeçari shqiptar ka larguar vogëlushen nga duart e së ëmës e më pas ka lajmëruar policinë. Gruaja është shoqëruar në polici dhe ndaj saj do të merren masat përkatëse që parashikon ligji. Të gjithë ne e kemi në dorë të bëjmë kaq gjë sa bëri Elvisi, të reagojmë ndaj dhunës, qoftë edhe pa u përfshirë në të por duke lajmëruar autoritetet përkatëse. Nuk të kushton asgjë të bëhesh “heroi” i një fëmije apo të dhunuari…
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
