Shënoi 3 gola në një ndeshje, FIFA i bën dedikim Shaqirit
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka dy fubollistët me origjinë shqiptare kanë bërë jehonë në media me fitorën që i dhanë Zvicrës në ndeshjen me Serbinë duke shënuar secili nga një gol dhe jo pak për mënyrën si e festuan këtë fitore, ndërsa bënë me duar shqiponjën në mes të stadiumit.
Festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke bërë shqiponjën pas golave që i shënuan Serbisë, është festuar nga mijëra shqiptarë dhe jo vetën, sakaq nga ana tjetër ka ngjallur reagime të shumta pasi gjesti i dy futbollistëve me origjinë shqiptare është kthyer edhe në një çështje politike.
Federata Serbe e Futbollit është ankuar zyrtarisht në FIFA për festimin e tyre duke e ka quajtur “festim politik”. Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohen sikur kanë provokuar publikun.
Ndërkohë që FIFA po procedon Shaqirin dhe Xhakën për simbolin e shqiponjës pas golave, faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook ka bërë një postim për Shaqirin ditën e sotme.
Në 2014 Shaqiri arriti të hyjë në hstorinë e futbollistave që kanë shënuar 3 gola në një ndeshje, ndaj FIFA ËORLD Cup ka postuar në Facebook një foto për ta kujtuar këtë ngjarje.
“Në këtë ditë në vitin 2014, Xherdan Shaqiri shënoi tre gola kundër Honduras. Ky ishte rasti i 50-të, i tre golave në një ndeshje, në gjithë historinë e Kupës së Botës,”- shkruhet në postimin e Facebook të FIFAS duke e kujtuar këtë moment me nostalgji.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



