Merita Halili shpallet ‘mbretëresha e muzikës shqiptare’
Merita Halili shpallet mbretëresha e muzikës shqiptare nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane në ShBA. Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe që prej vitit 1995, kur u shpërngul me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën në SHBA ka mbajtur shumë koncerte, edhe për shqiptarët që jetojnë atje.
Të qenit një nga interpretueset më të larta në muzikën popullore, i ka dhuruar këngëtares herë pas here çmime prestigjoze. Halili pasi mori dy çmime kombëtare nga Presidentët e Shqipërisë, “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe” u zgjodh nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë, trofe të cilën ajo do ta marrë në 3 mars të 2018, në Battery Gardens.
E lindur në Tiranë, ndërsa në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare debutoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Karriera e saj vazhdoi të merrte hapa të sigurt kur nisni të këndojë tek Radio Televizionin Shqiptar si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


