Lajmi i fundit/ Banorët e qytetit të lindjes: Zelensky fëmijë i rritur mes pushkëve dhe tulipanëve
Presidenti i ukrainës Volodimir Zelensky ka lindur në Krivij Rihm me 700 mijë banorë. Banorët e tregojnë kreun e shtetit si një student të mirë dhe sistematik me dëshirën për të komanduar.
Krivij Rih, me 700 mijë banorë, qendër metarlugjike u themelua nga kozakët në 1600-ën. Nën sulm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai mbetet bastioni i fundit në lindje që mbron jugun dhe Detin e Zi. Në juglindje të Ukrainës, drejt lumit Dnjepër, drejt tokave që tashmë presin ofensivën e re ruse, zemër ekonomike e vedit dhe simboli politik i Ukrainës së re. Sepse është qyteti ku ka lindur presidenti Zelenski. Banorët shprehens e janë njerëz të fortë dhe jo rastësisht emri i qytetit do të thotë: Bri i shtrembër.
Gazetarëve që interesohen të dinë vendet në të cilat është rritur presidenti Zelensky, banorët i këshillojnë të mos bëjnë shumë pyetje pasi mund t’i marrinpër spiunë dhe t’i vrasin. Babai i Zelenskyt, Aleksandër Semenovic Zelensky, 71 vjeç është një profesor i famshëm shkencash informatike, ndërsa nëna e tij Rima Vladimirovna, 67 vjeç është një inxhiniere me profesion, të dy janë hebrenj. Pas fillimit të luftës ata u cuan në një vend sekret dhe ndoshta mund të jenë larguar nga qyteti.
Krivij Rih është qyteti i dytë më i gajtë në botë pas Rio de Janeiro. Miq fëmijërie të Zelensky tregojnë se presidenti i ka kërkuar disa herë prindërve të tij të transferohen në Kiev që t’i ketë më pranë vetes, por ata kanë refuzuar gjithnjë. Dhe presidenti vjen shumë rrallë në qytetin e tij të lindjes. Zelensky përmendet si në student i mirë dhe sistematik të cilit i pëlqente të komandonte. Në moshën 20 vjeçare ai u bë autor dhe producent në televizion, dhe më pas themelon kompaninë e tij të prodhimit. Në vitin 2015 ai do të bëhej i famshëm me folmin “Shërbëtori i popullit”, ku interpreton një profesor i cili rastësisht bëhet president i vendit. Në mars të 2018-ës themelon partinë “Shërbëtori i Popullit”. Ajo që vjen më pas është një histori e njohur tashmë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
