Shënime falenderimi për 2 situata të vështira intervistuese
Shënimet e falenderimit kanë rëndësi. Nën rrethanat më të mira, një shënim falënderimi i hartuar mirë mund të ndikojë që të fitoni marrëveshjen. Në fakt, unë dikur ndiqja një kandidat që po konkurronte këmba këmbës me një tjetër konkurrent. Kandidati im shkroi një shënim të shpejtë dhe të kujdesshëm pas intervistës së fundit. Konkurenti i tij nuk e bëri. Gjejeni kush e fitoi?
Por, çka nëse rrethanat nuk janë më të mirat? Po sikur intervista të ishte e vështirë. Apo kur ju ta prishni intervistën? Po sikur të shkoni 20 minuta më vonë? Si e trajtoni ju një shënim falenderimi në situata jo aq ideale?
Këtu janë 2 situata të intervistimi jo ideale, dhe si mund të krijoni shënime falënderimi për secilën prej tyre:
- Intervistuesi ishte si një robot;
Ne të gjithë e kemi provuar: Biseda nuk lëviz, sepse personi tjetër është si një lloj makine emocionuese. Gjatë intervistës, ky person është pothuajse gjithmonë ai që thjesht lexon nga lista mendore, në vend që të angazhohet si një njeri i vërtetë.
Pra, si mund të krijoni një shënim falënderimi që mund t’ju ndihmojë, në një rast të tillë? Provoni këtë.
I dashur [Emri],
Faleminderit shumë për kohën dhe kontributin tuaj sot. Ishte e mrekullueshme të mësoja më shumë rreth [….] dhe qëllimeve të ekipit.
Pas takimit tonë, mendova për disa pyetje të tjera që shpresoj se mund të më përgjigjeni:
- [Pyetja e parë]
- [Pyetja dy]
Nëse jeni në gjendje t’më përgjigjeni për këto pyetje ose të më orientoni të kontaktoj personin e duhur për këtë informacion, do t’ju jem mirënjohës. Po kështu, nëse mund t’i përgjigjem ndonjë pyetjeje të mëtejshme, do të jem i lumtur ta bëj këtë.
Unë jam shumë i emocionuar për mundësinë dhe pres që ta vazhdoj bisedën!
Gjithë të mirat [Emri juaj]
- Rasti i dytë është kur ju shkoni vonë;
Pak gjëra mund të kompromentojnë gjendjen tuaj mendore nëse shfaqeni vonë. Ndoshta s’e keni llogaritur mirë sa do zgjasë rruga. Ndoshta jeni vonuar duke pritur autobusin. Ndoshta keni humbur rrugën për të shkuar në takim.
Cilado qoftë arsyeja, nëse arrini vonë dhe nuk e keni lajmëruar intervistuesin kjo do të shkaktojë një takim të vështirë.
E mira do ishte të telefononi kur e kuptoni se nuk do arrini në kohë. Nëse ju kap paniku, ose keni harruar telefonin, atëherë referohet që shënimi i falenderimit të jetë në formën e një falje. Provoni këtë.
I dashur [Emri],
Ju faleminderit shumë për kohën dhe konsideratën tuaj sot. Përveç kësaj, duke shprehur mirënjohjen time për mundësinë për të diskutuar për (rolin e punës), do dëshiroja të kërkoj falje për 15 minutat që u vonova.
U vonova për shkak të trafikut të krijuar nga një aksident. Kur ju afrova zyrës tuaj kuptova se kisha harruar telefonin, ndaj nuk lajmërova ndihmësin. Unë respektoj kohën tuaj dhe sigurisht nuk kisha ndërmend t’ju shqetësoja.
Më pëlqeu shumë diskutimi, veçanërisht biseda jonë rreth [shkruaj gjëra specifike për të cilat biseduat]. Mendoj se mund të përshtatem mjaft mirë me këtë sfidë.
Ju lutem, më lejoni të di nëse mund të jap ndonjë kontribut që do të ndihmojë ekipin teksa hidhni hapat e ardhshëm dhe të më mbani në konsideratë për pozicionin.
Ju uroj më të mirat [Emri juaj]
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
