Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE gjatë 3 dekadave
Shqipëria përjetoi për rreth 5 dekada ndoshta diktaturën më të egër komuniste në Europë. Kufiri ishte me tela me gjemba e kushdo që tentonte ti drejtohej perëndimit për një jetë më të mirë, fatin e kishte i shkruar. Ata pak shqiptarë që mundën të ‘shkelin’ telat me gjemba, pasojat ua ‘faturuan’ familjarëve dhe të afërmve të tyre. Por ata që u kapën nga regjimi në këtë tentativë, i priste pushkatimi e në rastin më të mirë burgu në Spaç apo në Tepelenë.
Vitet ’90 sollën erën e ndryshimit edhe për Shqipërinë. Lëvizjet studentore të dhjetorit sollën përmbysjen e regjimit ndërsa kërkesa e qytetarëve shqiptarë ishte e qartë.
E nuk mund të ndodhte ndryshe. Qeveria e re, pas zgjedhjeve të para pluraliste në vitin 1992 vendosi të ndërtojë urat e dialogut me vendet e Bashkimit Europian në tentativë përafrimit me BE.
Ndërsa angazhimi për tu bërë pjesë e familjes Europiane u kthye në objektiv të gjitha qeverive në këto tre dekada.
Arta Dade/Ish Ministre e Jashtme:
“Integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë një aspiratë e kahershme e shqiptarëve. Ju përmendët thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Europa, e kjo thirrje daton pas në vite, në vitin 1990, pra i thonë 30 vite që shqiptarët aspirojnë për tu bërë pjesë e BE”.
Natyrshëm vitet ’90 e gjeten Shqipërinë në një situatë jo të lehtë. Janë dëshmitarët e kohës dhe ata që kanë përjetuar
Aldo Bumçi/Ish Ministër i Jashtëm:
“Shqipëria ishte një vend Afrikan me standardet e jetesës, i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër të lindjes, kishte më shumë burgje se sa qytete. Kjo nisje ishte e pakrahasueshme me çdo vend tjetër”.
NDIQNI PËR MË SHUMË VIDEON
© 2020, Pozitivi. All rights reserved.
