
Aplikimi për vizë Kanadeze
Kanadaja është një vend me mundësi të mëdha dhe shumë i dëshiruar nga shqiptarët. Vitet e fundit është rritur numri i personave që aplikojnë për ta vizituar, por jo vetëm ka të tjerë që ju drejtohen agjensive dhe konsulentave për vizë pune. Një mënyrë për të krijuar mundësinë për të qënë rezident në shtetin Kanadez. Portali Pozitivi.org ka intervistuar konsulentet e vizave kanadeze, Ledia Fazlli e cila na njeh më tepër më procesin e aplikimit por dhe se kush janë ata që aplikojnë për vizë të rinjë apo grupmosha e mesme.
“Grupmosha që aplikon më shumë për vizë kanadeze janë të rinjt, por nuk përjashtohen dhe mosha e mesme kryesisht ata që kanë fëmijë, familjarë e tyre në Kanada që kërkojnë të shkojnë ti vizitojnë. Të rinjtë e shohin si një mundësi të mirë jo vetëm për ta vizituar, për ta njohur më shumë si vend, dhe nga ata tjetër e shohin si një mundësi të mirë për të ardhmen e tyre”-shtoi Ledia.

Konsulentia e vizave, Ledia Fazlli theskson se vitet e fundit është rritur numri i aplikuesve për vizë Kanadeze, krahasuar me vitet e mëparshme.
“Është shtuar shumë numri i aplikuesve si për viza turistike ashtu dhe për viza “ëork and travel” edhe gjithashtu shikoj që duan të ikin shumë për turizëm në Kanada. Mundt ë themi që ka një rritje të numrit të aplikuesve për Kanada ashtu dhe për vendet e tjera si në Amerikë, Angli, por tani edhe për në Australi. Vlen të theksohet se vitet është trefishuar numri i apluesve krasuar me 5-6 vite më parë, duke qënë se është një vend i mundësive të mëdha. Për më tepër është një vend shumë social dhe e ka shumë të mundur pjesën e punsimit, ndërkohë që ndryshe nga Amerika psh që e ka shumë të vështirë pjesën e vizave të punës. Kanadaja mundëson programin ” ëork and skills”.”

Cfarë lloji vize aplikohet më shumë nga shqiptarët?
Sot për sot kërkesat më të larta janë për vizë turisike, por nuk përjashtohen rastet për vizat e emigracionit ka pafundshëri informacioni, ka viza emigracioni pune, ka viza emigracioni studenti pra shkon si student pastaj e kthen ne vizë emigrimi, ka viza emigracioni me bashkim familjarë, viza emigracioni me “skill and ëork”. Të rinjtë janë ata që kërkojnë më shumë të marrin një vizë punë.
A është nje proces i vështire për të marrë një vizë kanadeze dhe cilat janë kriteret bazë që duhen plotësuar?
Viza turistike kriteri bazë është t’i sigurosh konsullatës edhe personavë që marrin vendimin që ti ke lidhjë mjaftueshme me Shqipërinë që do kthehesh sërisht dhe nuk do qëndrosh andej, ky është kriteri bazë. Për të gjithë ata që duan të aplikojnë për vizë turistike për në Kanada duhen plotësuar këto kritere.
1. Të keni një dokument të vlefshëm udhëtimi, si një pasaportë
2. Të jeni mirë nga gjëndja shëndetësore
3. Të mos keni rekorde penale
4. Të bindni një oficer të emigracionit se keni lidhje të mjaftueshme – si puna, shtëpia, situata financiare ose familja – që ju do ktheheni në vendin tuaj
5. Të keni para të mjaftueshme për qëndrimin tuaj në Kanada.
Shuma e parave që do t’ju duhet varet nga sa kohë do të qëndroni dhe nëse do të qëndroni në hotel, ose tek miqtë ose të afërmit tuaj atje.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.