Rruga ime e dhimbshme drejt lumturisë
Isha dhjetë vjeç kur u shtrova në spital për një sëmundje të çuditshme. Për të përcaktuar shkakun e saj, nuk më lejohej të haja. Natyrisht, kjo më mërziti shumë. Isha e zemëruar me të gjithë rreth meje, e zemëruar me botën, një hidhërim që nuk i përkiste një fëmije kaq të vogël. Kam qenë vazhdimisht duke u përpjekur të kuptoj, pse mua? Çfarë kam bërë gabim? Isha duke vuajtur dhe dëshiroja që të gjithë ta dinin dhe ta ndjenin.
Isha një përbindëshe e vërtetë. Nëse dikush më pyeste si ndihesh, ua ktheja duke ulëritur “e uritur!” “tmerr!” “Si mendoni se unë ndihem?”. Nëse dikush vinte për të më vizituar, hutohesha dhe flisja gjëra të tmerrshme. Qaja me hidhërim gjatë çdo procedure. Infermieret ishin dëmtuar nga unë. Çdo ditë mendoja të vdisja dhe dëshiroja të mos kisha lindur kurrë.
Pastaj një ditë, gjithçka ndryshoi. Kur isha në ngjendjen më të keqe të mërzisë erdhi Cindy, një infermiere e stafit. Ajo ishte bjonde dhe shumë e bukur. Unë tregoja me anë mimikës sa e mërzitur isha, por kur ajo më pyeti si ndjehesha, me një ton optimist, miqësor, thirra përsëri, “në gjendje të tmerrshme!”
Ndërsa ajo ma ktheu:”Të gjithë fëmijët në këtë vend po vuajnë. Ti nuk je e vetmja. Asnjë prej tyre nuk është këtu për argëtim, ti mund të vazhdosh të sillesh në këtë mënyrë, por po e bën shumë të vështirë për të gjithë ata që janë përreth teje. Nuk do të kesh ndonjë shok, madje as infermierë që do të duan të të ndihmojnë. Kjo mund të jetë e vështirë për ty, por duhet të mësosh se si të ndryshosh qëndrim dhe të jesh një pacient më i mirë, përndryshe do të bëhesh më keq. Ti vuan më shumë sesa duhet në të vërtetë”.
Isha e sikletosur dhe shumë e lënduar. Fillimisht nuk doja të dëgjoja ndonjë gjë nga çfarë tha. Çfarë di ajo për vuajtjet? Ajo është e shëndetshme dhe e bukur! Por, pasi u mendova në lidhje me fjalët që më tha, e pranova se kishte të drejtë. Kam nevojë të ndryshoj, dhe shpejt. E urreja kush isha bërë.
Fillova ditën tjetër. Një nënë e një prej shokëve të klasës sime ishte e shqetësuar se nuk do të kisha jetë shoqërore nëse asnjëra nga vajzat nuk do të më vizitonte. Unë s’e di si arriti t’i bindë, por ajo mori shkollën për t’i dhënë leje dy vajzave të klasës që të më vizitonin gjatë orëve të shkollës çdo ditë. Unë nuk e kuptoja në atë kohë, por ajo bëri një ndryshim të madh. Isha vetëm, e lënduar, në dhimbje, dhe vlerësimi për veten, ra shumë.
Vajzat kishin frikë nga unë; sepse isha e hidhur. Por fjalët e infermieres më ranë në vesh. Melissa dhe Estee, dy vajza nga klasa ime erdhën. U futën në dhomën time me hezitim, kurse unë ngrita sytë dhe i pashë. Para se të mund të thoshin ndonjë gjë (ose të iknin!), i përshëndeta shumë gëzueshëm, u ofrova disa karamele (gjëja e vetme që më lejohej të vija në gojë përveç ujit) dhe i ftova të uleshin. U thashë se isha i lumtur që kishin ardhur dhe koha fluturoi.
Në fund të vizitës, Melissa, me të cilën nuk isha shumë e afërt në shkollë, ndërsa po përshëndeteshim, në një moment të sinqertë u shpreh, “ishte shumë më e lehtë të rrija me ty këtë herë. Kam qenë e frikësuar para se të vija këtu për shkak të asaj që ndodhi herën e fundit, por ti ishe aq miqësore, faleminderit që na prite kaq mirë”. I përcolla deri te dera e ashensorit. Më pas u ktheva në dhomë, pranë televizorit të vogël, mes dhimbjen. Por brenda e dija se Melisa kishte të drejtë. E dija se duhej ta vazhdoja të mbaja këtë qëndrim.
Ngadalë, si ditët ashtu dhe dhimbja vazhduan, pavarësisht se u përpoqa të bëhesha një ‘polic’, siç e thoshte mjekja. I përgjigjesha gjithçkaje me buzëqeshje dhe fillova të falënderoj njerëzit rreth meje. Ishte gjallëruese, në njëfarë mënyre dhe çliruese.
Në atë moshë të vogël, zbulova çfarë do të thotë të jesh i fortë, të ndryshosh vetveten, të buzëqeshësh pavarësisht dhimbjes, dhe të ecësh përpara. Mësova se të jesh në dhembje nuk do të thotë që mund ta detyrosh atë të rrijë gjithnjë rreth teje. Ju mund të buzëqeshni përkundër dhimbjes, mund të mendoni për personat përreth, pavarësisht dhimbjes, shkruan pozitivi.org. Mësova se të qenit i lumtur nuk kishte të bënte me rrethanat e jashtme, por gjithçka kishte të bënte me motivimin e brendshëm.
Shkurt, u rrita.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
