Përmet, 1 në 4 të rinj nuk kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues
Të rinjtë në Bashkinë e Përmetit janë pyetur mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar thonë se kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se 1 në 4 të rinj nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Shumica e të rinjve që kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues i përkasin zonave urbane. Ndërsa midis të rinjve më të informuar janë vajzat në zonat urbane (37%), edhe të rinjtë me pak të informuar janë vajzat në zonat rurale (11%).
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, interneti, media dhe etëpalosjet konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.
Shumica e të rinjve (49%) shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm. Interesante është rezultati mbi 23% e të rinjve në zonat urbane që shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i mjaftueshëm, përkundrejt 8% e të rinjve në zonat rurale. Nga analiza gjinore rezulton se djemtë janë përgjigjur se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është ‘pjesërisht i mjaftueshëm’ ose ‘nuk kanë informacion’.
Nga anketimi i të rinjve në Përmet, rezultoi se shumica e tyre (56% në zonat rurale dhe 29% në zonat urbane) nuk asin me prindërit e tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Vetëm 16% e të rinjve të anketuar në zonat urbane dhe 9% e të rinjve ne zonat rurale pohojnë se asin me prindërit e tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Në radhët e të rinjve që hasin mbi këtë tematikë, rezulton se 6% e të rinjve në zonat urbane dhe 6% e të rinjve në zonat rurale komunikojnë vetëm me babain, ndërsa një pjesë më e madhe preferojnë të komunikojnë vetëm me nënën. Interesante është rezultati i 3% i të rinjve në zonat urbane që shprehen se prindërit nuk i lejojnë të komunikojnë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në familjet e tyre. Kjo gjë është komunikuar nga vajzat e anketuara dhe sjell në vëmendje nevojën për ta adresuar këtë tematikë me prindërit.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
