Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë: “Zgjidhja” e qeverisë, si të përballen qytetarët me krizën
10/03/2022 Shpërndaje

Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë: “Zgjidhja” e qeverisë, si të përballen qytetarët me krizën

Vetëm në pak ditë çmimet bazë të shportës ushqimore kanë pësuar një rritje të fortë që varion nga 20 deri në 50 lekë për produkt. Produktet e shtrenjtuara janë qumështi, djathi, vaji, orizi e mielli. Në përforcimin e krizës, ka ndikuar edhe çmimi i naftës i cili ka arritur pikun gjatë ditëve të fundit duke shënuar rekord historik. Një litër naftë deri dje u tregtua me 260 lekë për litër. Ndërkaq edhe prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për konsum, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botë, sidomos në kushtet e luftës në Ukrainë, kur Rusia plotëson 35-40% të nevojave të Evropës me gaz.

Eksperti i ekonomisë Igli Tola në një intervistë për Pozitivi.org i bën apel institucioneve që të shtojnë monitorimet në tregje. Pavarësisht ndikimit të tregjeve ndërkombëtare dhe konfliktit Rusi-Ukrainë sipas tij qeveria ka në dorë që të ndërmarrë një plan masash për ta frenuar krizën.

“Masat që duhet të marrë qeveria janë të larmishme. Së pari duhet të analizojë se cilët janë sektorët ose produktet më të prekura, pra duke nisur nga hidrokarburet. Çfarë mund të bëhet në këtë mes. Mund të bëhet disiplinimi i operatorëve që të themi gjykohen vërtetohen akuzat për marrëveshje kartelë mes njëra tjetrës për të rritur në mënyrë artificiale çmimet. Përtej kësaj pse jo të ngrihen një pjesë e taksave për një periudhë afatshkurtër të themi disa mujore që i vendosen karburanteve, si në rastet e taksës së qarkullimit apo taksës karbonit. Në rastin e produkteve ushqimore pse jo të fillojnë të trajtohen me një ngarkesë tatimore me të ulët. Të paktën me një TVSH më preferenciale dhe jo standardi 20%  që të themi ajo barra që paguan qytetari për vezën qumështin miellin që janë produktet bazë jetësore utilitare të jetë relativisht jo shumë e rëndë për ta. Përpos këtyre gjërave që mund të bëjë qeveria duhet bashkëpunim dhe me institucione të tjera”, tha Tola.

Qytetarët të gjendur në këtë situatë ankohen se është e vështirë t’ja dalin me kosto të tilla për të jetuar. Eksperti Tola ka disa këshilla për të gjithë se si ta përballojnë këtë situatë në mënyrën më të mirë.

“Në një situatë si kjo këshilla numër një për qytetarët është që të mos përfshihen nga krizat e panikut. Pra kryesisht pasojat e para që ndihen në kriza ose janë të lidhura me panikun që do krijohet në tregje që do ketë mungesa dhe të dynden nëpër rafte për të zbrazur raftet për të marrë produkte që në fund fare mund të mos u nevojiten në mënyrë mediate. Nga ana tjetër të tregohen të kujdesshëm në blerje, pra të jenë racional në blerje dhe të bëjnë një mirëmenaxhim të të ardhura të tyre sepse përpos faktit që kriza së pari shfaqet në krahun e produkteve dhe mallrave dhe në çmimet e tyre dhe ofrimin e tyre, mund të ndodhë që nëse kjo do të zgjasë mund të ketë problematika për sigurimin e të ardhurave. Pra mund të ketë shkurtime në vendet e punës vështirësi për biznesin që në një situatë kur nuk do mirëmenaxhojnë të ardhura te tyre dhe nuk do të kenë mundësi për të lënë një sasi relativisht të konsiderueshme ose sado minimaliste rezerve kapitale mënjanë do ta bënte të vështirë jetëgjatësinë dhe mirëqenien ekonomike përgjatë një situate që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe se si do të jetë fundi i saj”, tha ai gjatë një interviste për gazetaren Beklie Koltraka.

Përballë pasojave të rënda që kanë sjellë dhe pritet akoma më shumë të vijnë nga lufta Ukrainë-Rusi, qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën, duke thënë se mund të përballen me skenarët më të këqinj. Tola tha se e rëndësishme është që të krijohet ndërgjegjësimi për të mirëmenaxhuar një situatë krize si ekonomike dhe psikologjike.

“Barra më e lartë i mbetet qeverisë për të mirëmenaxhuar krizën për të mbajtur qytetarët të mirëinformuar që të mos bien pre e panikut dhe keqinformimit dhe spekulimit nga ana e tregtarëve. Kryesisht duke operuar në një bashkërendim si të politikave fiskale dhe të këtyre monetare që të mos ndihen pasojat e rënda të inflacionit apo të zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Pra në thelb në këto situata qytetarët veprojnë më mirë kur kanë atë suportin ose ndihen të ngrohur nga mbështetja qeveritare. Hapi i parë drejt mirëmenaxhimit nga ana e qytetarëve është të ndiejnë prezencën e qeverisë dhe të shtetit në tërësi”, shtoi ai për Pozitivin.

Rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore në mënyrë abuzive ka mbledhur përpara kryeministrisë qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile pasditen e djeshme. Revoltën për varfërinë që i ka prekur e shprehën me pankarta e zërin lart, duke kërkuar që qeveria të ndërhyjë. Protestuesit nuk u mjaftuan me deklaratat por u zhvendosën drejt unazës së vogël dhe bllokuan hyrjen në bulevard të automjeteve. Për të zhbllokuar situatën ndërhynë forcat e policisë, të cilët shoqëruan disa prej protestuesve në komisariat.

Intervista e plotë me Igli Tola:

Pyetje: A ishte e pritshme rritja e çmimeve dhe si e gjykoni ju personalisht këtë situatë?

Igli Tola: Parimisht përpara çdo krize qoftë ajo luftë apo krizë e natyrave të tjera qofshin këto ekonomike apo të trajtave të tjera, efektet e para në një treg të globalizuar siç është sot i shfaq në sanksione së pari me trajtë ekonomike. Për këtë arsye një pasojë apo rezultat i rritjes së çmimeve në tërësi është një inflacion tej normave të pritshme.

Mungesë ose kërcënim për mungesë për një sërë produktesh në tregje është diçka e pritshme. Kjo si për shkak të pasojave si rezultat i masave të mara nga perëndimi por edhe i Rusisë në të njëjtën kohë që një pjesë të vendeve që i kishin shpallur sanksione i shpalli si vende armiqësore duke i ndërprerë zinxhirin e furnizimit etj. Një rritje e çmimeve ishte lehtësisht e parashikueshme që shumë vende e ekonomi i paraprinë duke marrë masa specifike që këto të mos ndiheshim aq rëndë te konsumatorët finalë të prekej le të themi konsumi i tyre në tërësi.

Pyetje: Në një kohë që rritja e çmimit ka vazhduar dhe paralajmërohet të vazhdojë, cilat këshillat që do t’u jepnit ju qytetarëve për të ruajtur ekonominë familjare por edhe biznesit të vogël? A e mendoni se ka vend për panik?

Igli Tola: Në një situatë si kjo këshilla numër një për qytetarët është që të mos përfshihen nga krizat e panikut. Pra kryesisht pasojat e para që ndihen në kriza ose janë të lidhura me panikun që do krijohet në tregje që do ketë mungesa dhe të dynden nëpër rafte për të zbrazur raftet për të marrë produkte që në fund fare mund të mos u nevojiten në mënyrë mediate. Nga ana tjetër të tregohen të kujdesshëm në blerje, pra të jenë racional në blerje dhe të bëjnë një mirëmenaxhim të të ardhura të tyre sepse përpos faktit që kriza së pari shfaqet në krahun e produkteve dhe mallrave dhe në çmimet e tyre dhe ofrimin e tyre, mund të ndodhë që nëse kjo do të zgjasë mund të ketë problematika për sigurimin e të ardhurave. Pra mund të ketë shkurtime në vendet e punës vështirësi për biznesin që në një situatë kur nuk do mirëmenaxhojnë të ardhura te tyre dhe nuk do  të kenë mundësi për të lënë një sasi relativisht të konsiderueshme ose sado minimaliste rezerve kapitale mënjanë do ta bënte të vështirë jetëgjatësinë dhe mirëqenien ekonomike përgjatë një situate që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe se si do të jetë fundi i saj.

Pyetje: Përballë pasojave të rënda që kanë sjellë dhe pritet akoma më shumë të vijnë nga lufta Ukrainë-Rusi, qeveria u ka thirrje qytetarëve shqiptarëve që të bashkohen për të përballuar krizën, duke thënë se mund të përballen me skenarët më të këqinj. Si mund të përgjigjen qytetarët pas këtyre deklaratave?

Igli Tola: Ato që duhet të bëjnë qytetarët në situatë krize në parim janë pak. Pra duhet të krijohet ai ndërgjegjësimi i famshëm për të mirëmenaxhuar një situatë krize si ekonomike dhe psikologjike. Barra më e lartë i mbetet qeverisë për të mirëmenaxhuar krizën për të mbajtur qytetarët të mirëinformuar që të mos bien pre e panikut dhe keqinformimit dhe spekulimit nga ana e tregtarëve. Kryesisht duke operuar në një bashkërendim si të politikave fiskale dhe të këtyre monetare që të mos ndihen pasojat e rënda të inflacionit apo të zhvlerësimit të kursit të këmbimit.

Pra në thelb në këto situata qytetarët veprojnë më mirë kur kanë atë suportin ose ndihen të ngrohur nga mbështetja qeveritare. Hapi i parë drejt mirëmenaxhimit nga ana e qytetarëve është të ndiejnë prezencën e qeverisë dhe të shtetit në tërësi.

Pyetje: A mendoni se paralajmërimet nga ana e qeverisë kanë ndikuar në nxitjen e rritjes së çmimeve?

Igli Tola: Thirrje të tilla shpeshherë në historinë botërore kanë dëshmuar se kanë dhënë efekt të anasjelltë. Mund të jenë iniciuar nga vullneti pozitiv për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për t’u ndierë të bashkuar në përballimin e një krize të tillë. Në thelb pasojat e para që qytetarët ndiejnë është ai efekti psikologjik që mund të mos kemi energji mund të mos kemi naftë mund të kemi probleme me furnizimin me ushqime. Pra ata fillojnë e ndiejnë mungesën e produkteve që deri tani i konsideronin si të mira të zakonshme, si të pamundura për të munguar, pra parimisht është ai termi anglez for granted. I quanin të tilla dhe nuk mendonin se do të mungonin ndonjëherë. Në këtë situatë problemet që duhet të menaxhohen nga shteti janë në një nivel më makro në tërësi.

Pyetje: Cilën shihni si më shqetësues, rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, të karburanteve, apo të transportit që ka ndodhur në disa qarqe dhe paralajmërohet se do të vijojë?

Igli Tola: Të gjitha këto sjellin efekt domino pra rrisin kostot e transportit rrisin produktet ushqimore me 20-30% në pak ditë dhe kjo do të shkojë më tej duke u zgjeruar efekti i saj si ato valët tektonike. Fillon nga epiqendra duke u zgjeruar më tej në territor. Sa më shpejt të lokalizohet tronditja aq më e mirëmenaxhueshme, si në kohë dhe në rezultat në përfundim është situata. Të gjitha këto janë situata që janë zinxhir ose efekt domino e njëra tjetrës. Rritja e kostove të transportit e produkteve ushqimore ka ndodhur si pasojë e asaj që po ndodh pra e sanksioneve dhe luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Pra ka probleme me furnizimin me gaz me hidrokarbure ky vend me një sërë metalesh që janë bazë për lëndën e parë si nga Ukraina po kryesisht nga Rusia.

Pyetje: Masat e qeverisë/ Si mund të ruhet familjari dhe biznesi i vogël në këtë situatë përmes disa masave që mund të merren nga autoritetet?

Igli Tola: Masat që duhet të marrë qeveria janë të larmishme. Së pari duhet të analizojë se cilët janë sektorët ose produktet më të prekura, pra duke nisur nga hidrokarburet. Çfarë mund të bëhet në këtë mes. Mund të bëhet disiplinimi i operatorëve që të themi gjykohen, vërtetohen akuzat për marrëveshje kartelë mes njëra tjetrës për të rritur në mënyrë artificiale çmimet.

Përtej kësaj pse jo të ngrihen një pjesë e taksave për një periudhë afatshkurtër të themi disa mujore që i vendosen karburanteve, si në rastet e taksës së qarkullimit apo taksës karbonit.

Në rastin e produkteve ushqimore pse jo të fillojnë të trajtohen me një ngarkesë tatimore me të ulët. Të paktën me një tvsh më preferenciale dhe jo standardi 20%  që të themi ajo barra që paguan qytetari për vezën qumështin miellin që janë produktet bazë jetësore utilitare të jetë relativisht jo shumë e rëndë për ta.

Përpos këtyre gjërave që mund të bëjë qeveria duhet bashkëpunim dhe me institucione të tjera. Me bankën qendrore në ç’drejtim, në lidhje me menaxhimin makro ekonomik, problemet sot po shfaqen edhe në kursin e këmbimit që po sjellin pasoja në çmime në inflacionin e lartë. Pse jo të rishihen në bashkëpunim me ta normat e interesit. Opsionet që ka qeveria ose të themi rregullatorët që janë në treg qeveri banka qendrore etj, janë të shumta thjesht duhet të analizohen dhe të shihen cilët janë më efektive dhe ajo që është më e rëndësishme që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë dhe dinamike sepse çdo vonesë krijon kosto.

Pyetje: Cfarë do të ndihmonte që kjo krizë të marrë fund? A është zgjidhja e vetme fundi i luftës apo do ketë pasoja edhe pas përfundimit të saj?

Igli Tola: Fundi i luftës është lajmi që të gjithë presin të dëgjojnë sa më shpejtë që edhe tregjet të bien në ritmin apo qetësinë e tyre të zakonshme. Por ajo që shihet është se në këto kushte ky do jetë një lajm që do vonojë në kohë ndaj masat që duhet të marrë çdo shtet duhet të jenë dinamike, duhet të punohet për të ulur barrën e qytetarëve për të siguruar rezerva. Shteti duhet të jetë prezent në tregje për të siguruar mirëqenien dhe mirëinformimin e qytetarëve.

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.