Hiking në kanionet e Drojës në Krujë
27/08/2022 Shpërndaje

Hiking në kanionet e Drojës në Krujë

Lumi i Drojes eshtë një nga lumenjt më të bukur në Shqipëri. Me një kanion madhështorë   të mbushur me ujvara. Ky kanion është për të apasionuarit pas aventurave. E vecanta e këtij Kanioni është që aty ka shumë ujvara ose hurdha sic emërtohen në gjuhën lokale. Për pozitivi.org Olsi Pengili konsulenti i turizmi, si dhe administrator i Visit Kruja na prezanton më bukuritë e këtij vendi.

Për të gjithë ato  që vizitojnë Krujën , një alternativë shumë e mirë është të bësh hiking në Kanionin e Drojes , cila është e vecanta e këtij vendi ?

Lumi i Drojes eshtë një nga lumenjt më të bukur në Shqipëri. Me një kanion madhështor    të    mbushur me ujvara. Ky kanion është për të apasionuarit pas aventurave. Deri pranë kanionit shkohet me makinë, dhe pastaj nis ecja përgjatë tij. Gjatë ecjes ndeshen mjaft ujvara, burime uji, një urë mesjetare, dhe një prej rrugëve më interesante e cila është e gjitha e gdhendur në shkëmb, si dhe një shpellë tepër e thellë dhe ende e pa eksploruar.  Kalldremi i vjeter eshte i fragmentarizuar. Dallohen faza te hershme punimi qe datojn para pushtimit turk, me gjeresi 1.3-1.7m. ne pjesen me te madhe dallohet punimi gjate periudhes se sundimit turk. Kjo rruge lidhte Shkoder-Lezhen, nepermjet Krujes, me Dibren. E vecanta e ketij Kanioni eshte qe aty ka shume ujvara ose hurdha sic emertohen ne gjuhen lokale. Nje nga me te njohurat eshte Hurdha e Kecit . Ky toponim haset në gjithë terrritorin e Krujës, aty ku ka burime dhe ujëvara. Hurdha e Kecit ndodhet në fshatin Noje, 6km në lindje të Krujës, në njërin prej degëzimëve të lumit Droja. Është ujëvarë me gjatësi 15-20m dhe me pamje mjaft piktoreske. Për këtë ujëvarë ekziston një legjendë që thotë se këtu ka jetuar e bukura e ujit (një mit mbarë shqiptarë), e cila dilte në mëngjes në breg, thahej e krihej nën rrezet e diellit, dhe zhytej përsëri pasdite. Banorët e zonës e kanë përdorur këtë ujvarë si vend pelegrinazhi (e ritit pagan), pasi besonin në fuqitë shëruese të kësaj ujëvare.

Kur ka më shumë vizitor/turistë që vijnë ne per te bere hiking ne Kanionin e Drojës ?

Periudha qe ka me shume visitor/turiste  ne Kanionin e Drojes eshte gjate stines se pranveres dhe veres , ku pervec hiking turistet realizojne edhe aktivitete te ndryshme si piknik , not , kapercime ne uje (Water jumps)etj . Ne fillim kanioni i Drojes ishte eksploruar  vetem nga banoret e Krujes dhe ndonje aventurier  , ndersa vitet e fundit ky kanion eshte perfshire ne ofertat turistike te disa  operatoreve turistike.

Sa larg ndodhet Kanioni i Drojës ?

Kanioni i Drojës ndodhet 4 -km ne veri te qytetit te Krujes, ne krah te rruges nacionale Kruje – Qafshtame , ndermjet Malit te Krujes dhe atij te Brretit. Kjo pjese me gjatesi 1.5 km  eshte shpallur monument natyre.  Habitati perreth ketij kanioni eshte i paprekur nga dora e njeriut, dhe ruhet ne gjendje shum te mire. Ne gjithe gjatesine e tij kanioni i lumit dro eshte i veshur me bimesi tipike mesdhetare , me gjelberim te perhershem. Bimesia dominante eshte mareja e cila sherben edhe si frut, ilnja, dafina, ulliri, shqopa, mersini, etj. Kanioni, pershkohet nga lumi me te njejtin emer dhe ka shum ujvara qe vijne rresht njera pas tjetres duke formuar nje ansabel kataraktesh te mrekullueshem. Pergjate shtratit te lumit burojne mjaft burime te medha, ai me interesanti eshte burimi i Banacit i cili eshte nje shpelle nentokesore me gjatesi 3 km. Nga kjo shpelle del nje lume (burim) dhe eshte i pa eksploruar.  Ne mesin e kanionit ndodhet nje ure guri, dhe nje prej rrugeve me te pazakonta ne shqiperi e cila eshte e gdhendur e gjitha ne shkemb. Ne gjith faqen e shkembit verehen gjurme te gdhendura ne forme shkallaresh. Kanioni i lumit Dro njihet me emrin “Shkembi i Vajes”, pasi ketu ndodhet legjenda e vajzave krutane te cilat u hodhen nga shkembi per te mos rene ne duar te turqve.Legjenda thote se  nenat e vajzave te rena vinin dhe i vajtonin cdo dite bijat e tyre,dhe per kete i mbeti toponimi Shkembi i Vajes (Shkembi i Vajtimit).  Kjo legjende eshte ruajtur me fanatizem nga banoret e zones brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Per nder te vajzave qe u vetflijuan  eshte ngritur nje memorial  me mbishkrim kushtuar sacrifices se tyre.

Cfarë duhet të di një turist që vjen për herë të parë per te vizituar kanionet ?

Nje turist qe viziton per here te pare Kanionin e Krujes eshte mire qe kontaktoje me operator lokale qe ofrojne sherbimin e guides turistike dhe nje nga eksperiencat qe ofrojne eshte edhe ekslporimi i Kanionit te Lumit te Drojes, Ne kete menyre ato do te mund te perjetojne me se miri kete eksperience  , duke shijuar te gjitha bukurite natyrore dhe ato te trashegimise kulturore ne kete zone dhe ne te njejten kohe duke shmangur rreziqet  qe ofron natyra e Kanionit te Lumit te Drojes. Zona perreth eshte e pasur me monumente kulturore dhe ato te natyres . Se fundmi rreeth kesaj zone jane zhvilluar edhe edhe dy mini agroturizma , qe pasurojne paketen e eksplorimit te Kanionit te Drojes.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.