Reperi e kthen suksesin në shërbim të njerëzimit
11/05/2019 Shpërndaje

Reperi e kthen suksesin në shërbim të njerëzimit

Në fillim të viteve 2000, Nimesh Patel arriti sukses masi. Valët e tij përfundimisht e çuan atë në New York City, ku arriti një shkallë të jashtëzakonshme të suksesit. Pasi fitoi një diplomë biznesi nga shkollën prestigjioze Wharton në Filadelfia, Nimesh vazhdoi karrierën në Wall Street.

Në kohën e tij të lirë, iu kushtua artit, domethënë artit të muzikës rap, pasion i cili i dha një mundësi të pazakontë për ndërtimin e urave midis botëve shumë të ndryshme.

Grupi i tij, Karmacy, arriti sukses të madh me “Blood Brothers”. Karriera e tij në biznes fluturoi dhe së shpejti Nimesh (i njohur si Nimo), e gjeti veten në Pune, në Indi si kreu i një studioje animacioni që do ta themelonte vetë, duke punuar edhe natën, me përpjekje të mëdha, i uritur për të bërë diçka më shumë.

Miqtë e Nimo e kishin ftuar në një shfaqje në Nju Xhersi (nga të gjitha vendet) për të parë grupin Ekata. Grupi përfshinte fëmijë te disa prej komuniteteve më të pafavorizuara të Indisë. Performanca e tyre i preku zemrën.

Pas një periudhe Nimo vendosi të hiqte dorë nga karriera, për ndërtimin e së cilës kishte punuar aq shumë. Rrugëtimi e çoi në Gandhi Ashram në Ahmedabad të Indisë, ku ai u largua komplet nga muzika.

Nimo i kaloi vitet e ardhshme në Ashram, duke shërbyer dhe mësuar nga fëmijët lokalë që jetonin në varfëri të egër, por që megjithatë kishin aq shumë për të ndarë.

Kuse Nimo u bë mentori i fëmijëve duke futur tek ata artin e disiplinës krijuese. Ai e kuptoi se donte ta ndihmonte këtë gjeneratë të re të talentuar të ndajnë dhuratat e tyre me botën. Edhe një herë, frymëzimi goditi.

Në bashkëpunim me Manav Sadhna, Nimo krijoi Ekatva (njëlloj kuptimi), një grup prej 16 fëmijësh të përzgjedhur nga lagjet lokale të varfëra dhe që zhvilluan aftësitë e tyre performuese për dy vjet. Në vitin 2010, dy muajt e parë Ekatva World Tour u pritën ngrohtësisht në të gjithë Indinë, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Amerikën. Kur fëmijët u kthyen në shtëpi, ata morën fonde për arsimimin e tyre.

Nimo gjithashtu u kthye në Indi për të shërbyer edhe një herë në Gandhi Ashram. Për herë të parë në shtatë vjet, ai filloi të shkruante muzikë të re, por këtë herë ndryshe. I gjithë udhëtimi Ekatva u bë frymëzimi për Empty Hands Music, një projekt misioni i të cilit është deklaruar… “Përhapjen e mirësisë në botë nëpërmjet vetë-shërbimit, muzikës dhe dashurisë”, duke ofruar muzikë falas për të gjithë dëgjuesit si “dhuratë për botën”. Tani përsëri në SHBA dhe përsëri si muzikant, por qe ka në plan të kthehet në Indi pas orarit të turneut. /Abby Cunningham/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.