Lajme të fundit/ Ditari i një vajze në luftë: “Mami, kjo letër është një dhuratë për ty”
11/04/2022 Shpërndaje

Lajme të fundit/ Ditari i një vajze në luftë: “Mami, kjo letër është një dhuratë për ty”

“Mami, kjo letër është një dhuratë për ty”.

Ky mesazh nga ditari i një vajze ukrainase për nënën e saj  të ndjerë e cila dyshohet se u vra nga bombardimet ruse.

Një përkthim i fjalëve të vajzës ndan një mesazh emocional për nënën e vdekur.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ndau hyrjen e ditarit të vajzës në Tëitter.
Më tej ajo shkruante: “Faleminderit për fëmijërinë time. Ti je mamaja më e mirë në botë”.

Vajza vazhdoi: “Nuk do të të harroj kurrë. Uroj që të arrish në parajsë dhe të jesh e lumtur atje.”

Ajo përfundoi me, “Shihemi në parajsë” dhe nënshkroi emrin e saj, “Galia” – duke shtuar dy puthje.

Tragjedia thuhet se ka ndodhur në Borodyanka, ku situata thuhet se është “dukshëm më e tmerrshme” sesa në Bucha. Në Bucha janë gjetur  varre masive të civilëve .

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.