“Me ekonomi mesatare dhuron për fatkeqësinë”, gjesti fisnik i boksierit shqiptar
Boksieri Kamer Maloku është ngjitur në ring për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Biletat që do të shiten nga ndeshja e tij më e fundit që do të luhet në Gjermani do të shkojnë për ndërtimin e shtëpive.
Ka qenë moderatorja Dajana Shabani e cila ka bërë të ditur gjestin e partnerit të saj, ku shkruan se ndonëse ai bën një jetë normale ka vendosur të dhurojë për të përkrahur familjet në këtë fatkeqësi.
“Zemra ime, dhe pse me një jetë shumë normale (mesatare ekonomikisht), ai nuk nguron të bëjë një ndeshje në mbështetje të Shqipërisë, duke dhuruar për fatkeqsinë që kaplooi vendin! Suksese në ndeshjen tënde, nesër në Frankfurt! Shqipëria është me ty!”, shkruan Dajana.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
