Pandemia “frenoi” vizitat te mjeku, rriti kontrollet e syve te okulistët
20/08/2021 Shpërndaje

Pandemia “frenoi” vizitat te mjeku, rriti kontrollet e syve te okulistët

Që pas shfaqjes së pandemisë COVID 19 në fillim të marsit të vitit të kaluar në vendin shtë ulur numri i vizitave të qytetarëve te mjeku.

Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik në vitin 2020, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor spitalor është 7.353.296, mesatarisht 2,6 kontakte për person në vit. Nga të dhënat rezulton se numri i vizitave shënon një rënie me 3,9 %, krahasuar me numrin e vizitave në vitin 2019. Ulje kanë shënuar edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në institucionet publike të shërbimit spitalor janë kryer 46.369 ndërhyrje kirurgjikale, 27,2 % më pak në 2020, krahasuar me një vit më parë.

Më pak konsulta në vitin 2020 kanë bërë edhe fëmijët me përjashtim të vizitave të syve. Për këtë vit në konsultorin e fëmijëve janë regjistruar 256.146 fëmijë dhe janë kryer 708.211 vizita, mesatarisht 2,8 vizita për fëmijë në vit. Krahasuar me vitin 2019, numri i vizitave është ulur me 9,5 %. Nga totali i vizitave, 57,9 % e tyre janë realizuar me asistencë të mjekut specialist dhe pjesa tjetër janë ndjekur nga mami dhe infermierë.

Kur pandemia kishte pikun e saj, qeveria mori masa. Një prej tyre ishte mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore publike dhe jo publike si dhe pezullimin e fluturimeve ajrore me disa vende. Pandemia si duket e bëri edhe më të domosdoshëm ekranin e një telefoni apo kompjuteri jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Zhvillimi i mësimit online për afro 2 vite shtoi orarin e qëndrimit përballë smartfonëve të të rinjve.

Kjo ka shtuar dhe problemet me shikimin. Sipas mjekëve krahasuar me para pandemisë ka një dyfishim të numrit të vizitave të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.

Kujdesi për shëndetin duhet të ketë një rëndësi të madhe, sidomos te fëmijët të cilët ende s’e  rëndësinë që ka.

© 2021, Pozitivi. All rights reserved.