Qeveria vendos pension të përjetshëm dhe bursa për fëmijët e familjeve të viktimave nga tërmeti
30/11/2019 Shpërndaje

Qeveria vendos pension të përjetshëm dhe bursa për fëmijët e familjeve të viktimave nga tërmeti

Qeveria ka marrë disa vendime për të gjithë të prekurit nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, që solli vdekjen e 50 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Gjatë mbledhjes me qeverinë, kryeministri ka vendosur që familjet në Thumanë dhe Durrës që kanë humbur të afërmit e tyre nga tërmeti të kanë gati shtëpitë, kurse nxënësve dhe studentëve t’u jepen bursa, prej 150 mijë lekësh në muaj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.