Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ambasada Amerikane dhuron 2 mln dollar për SPAK
12/12/2019 Shpërndaje

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ambasada Amerikane dhuron 2 mln dollar për SPAK

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri vazhdon të mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin vendin tonë në luftën kundër korrupsionit dhe  krimit të organizuar, ndërkaq përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së tyre. Më tej në postim shkruhej se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë dhe se 2 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara po përdoren për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.

‘Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur’, shkruan Ambasada në postim.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.