Qeveria turke ‘hap kuletat’, shton para për t’i bërë trajtimet e kancerit falas
Qeveria turke ka njoftuar hapjen e ‘kuletave’ të tyre për të ofruar trajtime kanceri falas për qytetarët.
Jülide Sarıeroğlu, Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, thuhet se ka publikuar një deklaratë duke thënë se ata kanë miratuar një reformë të rëndësishme të kujdesit shëndetësor që do të eliminojë të gjitha shpenzimet shtesë dhe tarifat për trajtimin e kancerit.
Sipas mediave vendase Sarıeroğlu tha: “Ndërsa tani po heqim tarifat shtesë të ngarkuara nga pacienti, ky shpenzim vjetor do të rritet në 750 milionë lira. Një pacient me kancer nuk do të paguajë asnjë tarifë shtesë pasi shteti do t’i mbulojë të gjitha”.
Fondi i Sigurimeve Shoqërore tani do të paguajë 162,4 milionë dollarë (750 milionë TL) në vit, që është një rritje e konsiderueshme nga shpenzimet e tyre të mëparshme prej 52 milionë dollarë.
Sarıeroğlu shton se ky është vetëm fillimi i përpjekjeve të vendit për të rindërtuar sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor “pavarësisht nga kostoja”, raporton The Daily Sabah.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
