18 vjeçari kursen “thërrime” për të blerë kostumin e maturës
19/05/2018 Shpërndaje

18 vjeçari kursen “thërrime” për të blerë kostumin e maturës

Ilir Çumani

Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj. Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës. Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.Currit, shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për ti thenë je shembull për shumë të rinjë. Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.