Bebe Rexha braktis turin për të prekurit nga tërmeti: Do t’u jap personalisht ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë
28/11/2019 Shpërndaje

Bebe Rexha braktis turin për të prekurit nga tërmeti: Do t’u jap personalisht ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha ka braktisur turin e saj të koncerteve për të fluturar drejt Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor që shkaktoi viktima dhe qindra të plagosur.

Pasi ka hapur një llogari në “gofundme” për të mbledhur të ardhura për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti që të ndërtojnë shtëpitë, Bebe ka deklaruar se do të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit, prandaj ka vendosur që të vijë në Shqipëri për t’u qënruar sa më pranë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja 30 vjeçare ka lajmëruar se do të braktisë turin me “Jonas Brothers” për të fluturuar menjëherë drejt Shqipërisë.“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë,” thotë Bebe.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.