
Pse kemi varësi nga loja solitaire?
Loja më e famshme në kompjuter ka kaluar 3 dekada që nga krijimi i saj. Pas shpikjes loja Solitaire ka qënë ndër më të sukseshmet në kompjuter. Që nga ajo kohë, loja nuk është zhdukur kurrë nga versionet e Windows, duke pasur mjaft përfitime. Numri i përdoruesve është shumë i lartë edhe pse sot ka një gamë të gjërë lojrash alternative. Solitarie mbetet loja klasike që të gjithë kemi luajtur në kompjuter, po njëkohësisht është dhe një lojë sfiduese për të gjithë dashamirësit. Per pozitivi.org Said Dulevic ekspert IT jep një shpjegim përse kemi një lidhje të fortë me lojen solitaire. Një ndër arsyet është se kjo lojë është e gatshme në komjuter, nuk kërkon as internet.
Loja solitaire është mjaft e pëlqyer dhe e aksesueshme nga të gjithë grupmoshat, duke u bërë një lojë trend për të gjithë.
Sipas ekspertit të IT varësia që krijojmë ndaj kësaj loje nuk ka ndonjë rrezikshmëri të lartë, por duhet të jemi të vëmëndshëm dhe të kemi një limit gjatë përdorimit.
Lojrat shumëherë janë një mënyrë e mirë argëtimi për të gjithë, po përdorimi i tyre pa kufij ka efekte të dëmshme. Psikologia Bona Miekley shpjegon që kur luajmë lojra të tilla marrim një lloj kënaqësie të castit gjë që e bën personin të krijoj një lloj vërsie ndaj kësaj loje.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.