Pse i bleva nënës, bashkëshortes dhe vajzës lule?
Ilir Hoxholli; Po ecja i shperqendruar rruges, syte me shkuan tek lulet qe ishin perhapur ne trotuar, pashe nje grua ne moshe qe i shiste. Mund te ishte nena ime, ajo dhe une dikur kemi shitur sepse ajo pak shijon shume kur vjen me djersen e ballit. Sa kushton nje buqete? 500 leke te reja- me tha. Me bej tre buqeta se kam nenen, nusen dhe vajzen ne shtepi. Me mbuloi me lutje dhe urime per te tre mbretereshat qe kam ne shtepi. Ne fakt kete dhe po kerkoja, lutjet e saj, sepse rrudhat dhe duart qe i dridheshin me jepnin nje ndjesi qe doja ta perqafoja fort, e permbajta veten dhe u largova.
E para qe hapi deren e shtepise ishte vajza, u habit dhe me mbyti me perqafime, ajo tani po rritet dhe lulet ishin nje sinjal se bota pa lule nuk ka kuptim. Nena me mbuloi me lutje dhe te gjithe vemendjen e mori vajza qe lumturohej pa fund neper shtepi. Nena ime e di qe ne 8 Mars nuk merr lule, sepse cdo dite ajo ndjehet mbretereshe, por ajo nena tek shiste lule, ajo meritonte respektin dhe lutjet e saj sikur me lumturuan diten. Sa pak mund te bejme e te ndjehemi mire, fundja lumturia ka efektin zinxhir te cilen Zoti e perhap me Miresite e Tij. Zot ruaji nenat tona, meritojne gjithe jeten tone ne sherbim te tyre dhe jo vetem nje dite…
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




