Cilët janë më të lumtur: burrat apo gratë?
Sipas shkencës meshkujt dhe femrat përjetojnë emocione pozitive ose negative në mënyra të ndryshme. “Lumturia e grave” ka pësuar një rënie gjatë 30 viteve të fundit. Disa studime statistikore të kryera së fundmi tregojnë se ajo e arrin kulmin e vet në pleqëri, kur reduktohen presionet lidhur me jetën familjare. Megjithëse gratë rrezikohen dy herë më shumë se sa burrat nga depresioni, ato dalin më shpejt prej tij. Ndërkaq janë më të prirura, për të kërkuar ndihmë terapeutike sesa meshkujt.
Prandaj nuk ka një përgjigje të saktë se kush prej tyre përjeton lumturi më të madhe. Në një artikull të publikuar në “The Conversation” përshkruhen ndryshimet mes tyre. Emocione më të forta; Femrat, emocionet pozitive i përjetojnë me një intensitet më të madh. Ato e shprehin më lehtë gëzimin, afërsinë, por edhe frikën, të gjithë faktorë që lidhen me marrëdhëniet shoqërore që duhen kultivuar.
Besohet se lumturia e grave, është më shumë e lidhur me kontekstin relacional në krahasim me atë të burrave. Ato kanë nivel më të lartë të njohjes emocionale, ndjeshmërisë sociale dhe empatisë. Por këto ‘avantazhe’ kundër-balancohen nga zemërimi, sepse kanë prirjen ta mbajnë përbrenda. Dhe ky është një faktor sipas shkencëtarëve, që ndikon tek gratë që të jenë më të ndjeshme ndaj stresit dhe depresionit. Kurse burrat janë më të prirur ta shprehin haptazi zemërimin, e t’ja thonë direkt personit në fjalë.
Burrat janë më të qëndrueshëm. Shfaqin kapacitet më të madh në zgjidhjen e problemeve, dhe kjo kontribuon në një gjendje më të qëndrueshme pozitive. Ndërsa lumturia e grave varet shumë dhe nga mjedisi social. Ato janë më të prirura se burrat nga pakënaqësia dhe zhgënjimi sepse u japin më shumë përparësi nevojave të të tjerëve në krahasim me të vetave.
Pavarësisht ndryshimeve mes dy gjinive, një gjë është e qartë, që përfitimi i lumturisë gjithashtu është i lidhur me marrëdhëniet shoqërore, dhe jo vetëm me individualitetin.
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.
