E mitura që shpëtoi vetë nga jeta e rrugës
18/02/2019 Shpërndaje

E mitura që shpëtoi vetë nga jeta e rrugës

Ne moshen 7 vjece e gjysem ajo doli per here te pare ne rruge per te lypur. Ate dite duhet te ishte ne shkolle ulur ne bangen e klases se pare. Por e ema e kishte marre nga mesimi dhe e detyroi me force te shtrinte doren kalimtareve qe ecnin rrugeve te Korces. Kjo eshte historia e Gertes qe sot eshte 10 vjece. 2 vjet e gjysme lypje, e vrane femijerine e vogelushes. Ne ate pike sa edhe ajo vet e kuptoi se nuk mund te ishte ky fati i nje te miture. Ishte pikerisht dita kur vendosi te kundershtonte te emen, per fatin qe ajo po e detyronte te kishte. 10 vjecarja ishte pjese e nje familje me tete persona. Babai i kishte braktisur heret dhe familja jeton ne skamje. Gerta detyrohej nga e ema qe te mbaje edhe tre motrat me te vogla se ajo, pasi kthehet nga lypja. 10 vjecarja lypte deri ne mbremje, duke rrezikuar te ishte kontigjent per trafikim. Por ajo nuk mund te kthehej ne shtepi pa rene nata dhe pa shumen e caktuar nga mamaja, pasi dhunohej sistematikisht. Pas kontaktimit nga punoneset sociale qe i shpjeguan se mund ta ndihmonin te mos dilte me ne rruge, Gerta vendosi te linte lypjen. Kjo shkaktoi zemerimin e te emes e cila e qethi vajzen qerose dhe e rrahu deri sa i la shenja te medha ne trup. Ne kete pike punonjeset e denoncuan nenen dhunuese ne polici dhe kerkuan qe Gerta te merrte nje urdher mbrojtjeje nga gjykata.

Edhe ketu historia nuk ishte aq e lehte, pasi u desh shume pune qe te siguroheshin prova se vajza ishte e neglizhuar dhe e shfrytezuar per vite me rradhe dhe dhuna nuk ishte rastesore. Gjykata pasi beri verifikim te dhunes ne trupin e te mitures, ngriti nje pyetje qe punonjeset e kishin te veshire ti jepnin pergjigje: Ku do te shkonte 10 vjecarja, pasi ta largonin nga shtepia? Ne Korce nuk ka qendra shteterore qe ofrojne strehim per rasteve te tilla, ndaj shpesh femijet edhe pse denoncojne prinderit e tyre per dhune kthehen ne darke ne familje prane dhunuesit. Rastin e Gertes e mori persiper nje fondacion privat fetar. Pergjithesisht ai funksionon si nje qender ditore per femijet nga shtate vjec deri ne klase te nente. Aty mund te qendrojne 3 ore ne dite pas shkolles, kohe ne te cilen lahen, dhe u ofrohet vakti i drekes. Por pasi dalin qe aty femijet shkojne serish per te lypur ne rruge. Ne darke ata e dine se do tu kerkohen parate qe kane grumbulluar rrugeve te qytetit. Per raste si ai i Gertes fondacioni merr persiper qendrimin e vajzave deri ne mbarimin e urdhrit te mbrojtjes. Dhe 10 vjecarja eshte shume prane ketij moment. Ajo rrezikon te kthehet serish tek nena dhunuese qe do ta detyroje te dale ne rruge per te lypur. Gerta tani ndjek shkollen dhe eshte nje nga nxeneset me te mira te klases se saj.

Me kthimin ne familje braktisja e shkolles do te jete hapi I pare qe do ta detyroje mamaja te ndermarre. Ndaj askush nuk di te thote cdo te ndodhe me vogelushen pasi ajo te dale nga qendra. Madje kjo qender i mban vajzat deri ne moshen 18 vjecare, me pas ato duhet te largohen edhe pse nuk kane ku te shkojne. Nje pjese edhe pse te mitura vijne nga histori trafikimi ose nga familja ku kane perjetuar dhune esktreme. Pavaresisht punes qe behet me keto raste ato serish detyrohen ti kthehen rruges. Aty cdo gje nis nga e para.

Zgjidhja?

Në fund të vitit 2015 Ministria e Mirëqenies Sociale prezantoi një plan që premtonte zgjidhje pikërisht për këtë kategori fëmijësh të dhunuar. Ministria deklaroi se kishte identifikuar 1000 të mitur të cilët dhunohen në familje, në rrugë apo në shkollë dhe pret t’i marrë në mbrojtje shtetërore. Përtej përkujdesjes sociale që do të ofrohet për ta, në shkolla dhë në instiucione ku qëndrojnë fëmijët e braktisur do të këtë një program 4 vjeçar për të edukuar personelin dhe arsimtarët qe të mos ushtrojnë dhunë tek të miturit. Ministria e Arsimit me mbështjetjen e UNICEF ka hartuar një plan 4 vjeçar, që synon zgjedhjen e metodës alternative të disiplinimit në të gjitha shkollat në Shqipëri. Në fakt në 21 Prill 2016 u inaugurua  Qendra e parë e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, në të cilën do të sistemohen fëmijët që raportohen në situata rreziku, situatë rruge, neglizhimi apo abuzimi. Qendra të tilla do të këtë në gjithë vendin në dispozicion për fëmijët që janë në rrezik ose në situata të vështira, premtoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i cili po merrte pjesë gjatë këtij inaugurimi dhe ka parë nga afër punimet që po zhvilloheshin.

Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve do të ndjekin rastet e raportuara deri në zgjidhjen e tyre.  Plani parashikon që qendra të tilla të ketë në të gjithë vendin. Nëse do të mbërrijë në Korçë përpara se të përfundojnë urdhëri i mbrojtjes për Gertën, kjo do ishte zgjidhja e kërkuar për të.  Raste si i Gertës janë shumë. Disa prej tyre evidentohen nga punonjësit e shërbimti social, të tjere direkt nga policia që sheh raste abuzimi në ambiente publike (si fëmijë që lypin apo dhunohen), por edhe  përmes Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë (Alo 116 111). Përveç një linje këshillimi, në numrin  116 111 mund të denoncohen apo raportohen në çdo orë të ditës, raste të fëmijëve të dhunuar, neglizhuar, abuzuar, si dhe fëmijë në situatë rrug, ku mbërrijnë mijëra telefonata denoncuese në zyrë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.