Programi i mbrojtjes sociale, Kospiri: Integrim në zbutjen e varfërisë
Zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë Bardhylka Kospiri gjatë një interviste në emisionin “Kafe In” me Flavio Qarrin në “In Tv’ ka folur për luftën ndaj varfërisë dhe si funksionon programi i mbrojtjes sociale në mbështetje të familjeve të varfra.
Kospiri shpjegoi se ky program funksionon në 3 drejtime kryesore, në mbështetjen e familjeve të varfra nëpërmjet ndihmës ekonomike, në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe në ofrimin e shërbimeve sociale. “Deri tani nuk ka qenë ngritur një fond social i cili mundëson që pushteti vendor së bashku me qendrorin të planifikojnë buxhete për të ofruar sa më shumë shërbim tek njerëzit. Kjo është një pjesë e asaj që ne kemi në programin e mbrojtjes sociale. Në programin e mbrojtjes sociale ne punojmë në 3 drejtime: Në mbështetjen e familjeve të varfra nëpërmjet ndihmës ekonomike, në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe në ofrimin e shërbimeve sociale”, tha ndër të tjera zëvendës ministrja.
Për refromën e ndihmës ekonomike që u ndërmor vitin e kaluar, zëvendësministrja thotë se ka sjellë rezultate pozitive sepse ka rifutur në skemë familje që kanë vërtet nevojë. Programi i mbrojtjes sociale gjithashtu ka orientuar e mbështetur drejt formimit profesional dhe punësimit kryefamiljarë të familjeve në nevojë, duke sjellë integrimin e tyre. “Një reformë e madhe që u bë është reforma për dhënien e ndihmës ekonomike për të targetuar familje vërtet në nevojë vërtet të varfra, gjatë vitit të kaluar. Nuk themi se është bërë më e mira sepse gjithmonë ka mundësi për përmirësim, por ama ka një numër më të madh familjesh që kanë qenë jashtë skemës dhe që nuk përfitonin fare dhe sot janë në skemë, ka dhe një numër familjesh abuzuese që dolën nga skema. Por kryesorja është që familjet dhe personat e rritur të këtyre familjeve po orientohen drejt punësimit dhe po mbështeten për punësim sepse në fund të fundit duhet integrimi”, përmbyll ajo.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si institucioni kryesor që merret me hartimin e politikave dhe moderim e zbatimit të tyre, përmes programeve që zbaton bën përpjekje për të zbutur varfërinë duke punuar me grupe të disavantazhuara. E rëndësishme është që edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të dinë se duhet të drejtohen të njësinë vendore për çdo nevojë që kanë në mënyrë që njësia vendore më pas ta përcjellë te zyrat rajonale.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
