Studion dhe punon! Flora, piktorja e re që “zgjoi” pasionin: Kam në duar portretet e VIP-ave
21/05/2022 Shpërndaje

Studion dhe punon! Flora, piktorja e re që “zgjoi” pasionin: Kam në duar portretet e VIP-ave

Nuk është kurrë vonë për të ushtruar talentin që keni “fshehur” prej vitesh, por s’e keni vlerësuar sa duhet.

18 vjeçarja Flora Salihi i është rikthyer pasionit të saj pikturës që prej 2 muajsh. E lindur në Suharekë të Kosovës, Flora tregon për Pozitivi.org se talentin për të vizatuar dhe pikturuar e ka zbuluar që në shkollën fillore.

Kam 2 muaj që pikturoj intensivisht që kur kam hapur faqen me vizatime artbyflora1. E kam ditur që e kam talentin por s’e kam ushtruar. Talentin e kam zbuluar që në shkollën fillore, e kam përfaqësuar shkollën për vizatime dsa herë dhe shpesh kam marrë vlerësime të ndryshme për talentin që kam. Por gjithçka mbeti aty. E lashë mënjanë dhe u mora me shkollën, plus që fillimisht mendova se nuk do e ndiqja si rrugë në të ardhmen”, tregon Flora për Pozitivi.org.

Këtë talent Flora tashmë do ta shpalosë në të ardhmen. Me ëndrrën për t’u bërë piktore e njohur ajo ka filluar të vizatojë portretet e para të vipave shqiptarë. Falë dritares së mundësuar nga Instagram, Flora i shpalos portretet përmes faqes së saj “ArtbyFlora1”.

“Jam përqendruar vetëm te portretet. Portretet mundem me i bë shumë lehtë dhe tepër bukur. Kam filluar të pikturoj të famshmit. Një prej tyre është Tayna. Do vizatoj edhe Don Xhonin e të tjerë”.

Ndonëse po studion për gjuhën angleze, Flora edhe fiton të ardhura përmes pikturave. Krahas studimeve 18 vejçarja nuk e ndërpret punën me lapsin e saj për asnjë ditë.

Ajo tregon për Pozitivin se piktura është profesioni që mendon të zgjedhë në të ardhmen dhe një prej arsyeve janë të ardhurat që të siguron si punë.

“Zakonisht fokusohem te portretet që kam marrë me porosi. E shikoj si punë në të ardhmen sepse ka shumë fitime. Plus që dua të bëj diçka që dua. Aktualisht po studioj për gjuhën angleze. Në të ardhmen mendoj që të hap dhe ndonjë studio me piktura, atelie, por e shikoj më vonë si hap”.

Në punimet e mia paraqitet më së shumti portreti dhe tiparet kryesore të një njeriu”, shton ajo për Pozitivi.org.

Duke u rikthyer vite pas në kohë, Flora tregon se piktura e ka ndihmuar shumë kur ishte e vogël që të shprehej.

“Kur isha e vogël vizatoja lloje të ndryshme pikturash, jo vetëm portrete por edhe objekte, ndërtesa etj. Por unë e kam gjetur veten më shumë në portrete. Mua më ka ndihmuar shumë piktura pasi kur nuk shprehesha i hidhja gjërat në letër. Do t’jua sugjeroja që ta praktikojnë të gjithë fëmijët, pastaj nëse kanë talent pse jo ta ushtrojnë në të ardhmen”.

Flora nuk është e vetmja pasi shumë studenë në universitete jo vetëm që studiojnë por edhe punojnë. Kjo praktikë është e zakonshme sidomos gjatë stinës së verës kur studentet mund të punojnë me kohë të plotë. Kurse gjatë vitit mund të punojnë me orar të shkurtuar, ose siç bën Flora e cila teksa pikturon në të njëjtën kohë argëtohet dhe fiton para. Herët ose vonë, çdo student fillon të mendojë për të fituar para, prandaj këshilla më e mirë që sugjeron Flora është të investoni të atë që keni talent.

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.