Prindër pas 20 vitesh, çifti Konomi mbrojti foshjen me trup nga rrotat e makinës, një jetë e dytë “dhuratë”
09/05/2022 Shpërndaje

Prindër pas 20 vitesh, çifti Konomi mbrojti foshjen me trup nga rrotat e makinës, një jetë e dytë “dhuratë”

Jeta e Vilma dhe Arjan Konomi bashkë me fëmijën e tyre 3 muajsh ishte dje “nën rrotat” e makinës “Benz G-Class” të 39 vjeçarit Ajas Sulejmani.

Aksidenti që shkaktoi ky i fundit ditën e djeshme në mes të Tiranës mund të kishte përfunduar në tragjedi për një familje. Nga papërgjegjshëmëria Sulejmani i cili rezultoi pozitiv në testin e drogës përplasi te vijat të bardha çiftin bashkë me fëmijën e tyre 3 muajsh në rrugën e Kavajës.

Në pak sekonda, karroca u përmbys bashkë me foshjen që i përfundoi koka në asflat, kurse dy prindërit të shtrirë në tokë njëri pas tjetrit, të cilët u përplasën më fort nga makina duke tentuar për të mbrojtur fëmijën e tyre.

Nga kamerat e sigurisë Pozitivi.org vuri re se shoferi ishte me shpejtësi dhe me të kuqe, te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi të aksidentuarit duke lënë në vend edhe mjetin luksoz me targa gjermane. Shumë pranë vendngjarjes, uniformat blu ndaluan dhe shoqëruan në komisariat të afërmin e Sulejmanit që ndodhej pasagjer në mjet.

2 orë më vonë shoqëruan në një spital dhe shoferin. Ky i fundit u justifikua për arratinë para bluve duke thënë se në makinë kishte dhe fëmijën e tij dhe e dërgoi në spital.

Fatmirësisht, sot një ditë pas aksidentit, familja Konomi kaloi rrezikun për jetën. Foshnja 3 muajshe është nxjerrë nga spitali i Traumës dhe është marrë nga familjarët, ndërsa 2 prindërit ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital. Çifti Konomi prej 3 muajsh ishin të gëzuar pasi vajza kishte ardhur si dhurata më e madhe e tyre, pasi ata kishin 20 vite të martuar me njëri-tjetrin.

Nga testi rezultoi se shoferi po e drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve. Ajas Sulejmani jeton mes Gjermanisë dhe vendit tonë. 39 vjeçari nuk është një emër i pa njohur për autoritetet. Në vitin 2014 emri i tij ishte në listën e të shpallurve në kërkim për trafik droge nga policia në SHBA, por mbetet e paqartë nëse e ka mbyllur çështjen me drejtësinë amerikane.

Masat e policisë: Pas aksidentit policia e ka gjobitur me 1 milion lekë të vjetra dhe i ka hequr patentën për 2 vite Ajas Sulejmanit ndërsa i ka zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit. Megjithatë kur bëhet fjalë për jetë njerëzish ky ndëshkim mbetet për t’u vënë në diskutim. Fati deshi që familja Konomi shpëtoi në rast të kundër do ishte shuar një familje. Për Sulejmanin ky nuk është ndëshkimi i parë.

Prej 6 vitesh Sulejmani është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës 8 herë për shkelje të sinjalistikës rrugore, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Sulejmani është ndëshkuar disa herë edhe me bllokues gomash, për shkak të parkimeve të gabuara në rrugët e kryeqytetit. Hera e fundit që ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rrugor për t’u verifikuar ishte tre javë më parë po me mjetin luksoz që kreu sot aksidentin e rëndë.

Ky aksident i rëndë që shkaktoi reagime në publik, jo më pak te gazetarët e kronikës të cilët organizuan një protestë sensibilizuese ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të aksidenteve rrugore që po zhvillohen çdo ditë në vend e po i marrin jetën shumë personave. Në këtë protestë nuk munguan apelet.

Krahas shoferëve e rëndësishme është që sinjalistika në rrugë duhet të zbatohen edhe nga përdoruesit e tjerë të rrugës, siç janë këmbësorët. Megjithatë në muajin Mars 2022 sipas INSTAT numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8 %.

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.