Embro, kampioni 18 vjeçar
Embro Lamçellari, është shpallur dy herë kampion Shqipërie në atletikë. Ai është 18 vjeç dhe është në vitin e 3 të gjimnazit në një shkollë sportive. Pasioni për sportin i ka lindur që në moshën 9 vjeçare. Fusha ku po investon për të ardhmen është atletika. Ka dalë 2 herë kampion Shqipërie te grupmoshat U18 në vitin 2018-2019 dhe i 3 te grupmoshat e mëdhaja.

Këto çmime kanë qenë motivuese për të. Nuk e mendonte se do fitonte sepse i frikësohej eksperiencës së të tjerëve. Por në fakt ia doli dhe 800 metërshin e bëri për 2 minuta e 7 sekonda. Ndërsa vitin e dytë shpejtësia u shtua dhe koha u ul, pasi arriti ta bëjë për 2:03. Çmimet e kanë motivuar të vazhdojë të marrë pjesë në gara. Së shpejti do të marrë pjesë në Elbasan Arena me U20, por kësaj here ka besim se do t’ja dalë. Lënda e tij e preferuar është teoria e atletikës. Ka marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare. Motivi i tij në jetë është: qëndro larg gjërave jo të shëndetshme dhe të paligjshme, kapu pas gjërave që të japin jetë dhe motiv.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
