Prej katër vitesh është nënshtetas shqiptar, prezantuesi i njohur italian bën thirrje për donacione: Të ndihmojmë shqiptarët në këtë tragjedi
29/11/2019 Shpërndaje

Prej katër vitesh është nënshtetas shqiptar, prezantuesi i njohur italian bën thirrje për donacione: Të ndihmojmë shqiptarët në këtë tragjedi

Prezantuesi i njohur italian, Ezio Greggio, ka bërë thirrje për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, prezantuesi i njohur si moderator i emisionit satirik “Striscia La Notizia” i cili prej katër vitesh është edhe nënshtetas shqiptar, bën thirrje të ndihmohet populli ynë që të kapërcejë këtë tragjedi.

“Të ndihmojmë Shqipërinë dhe banorët e saj për të kapërcyer këtë tragjedi nga tërmetit që edhe sot nuk ndalet së bëri dëme dhe të tremburi popullatën. #forzaAlbania #Albania”, shkruan Greggio në rrjetet sociale, i cili prej 4 vitesh është edhe nënshtetas shqiptar.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.