Një djalë fton të moshuarën që ha vetëm, të bashkohet me 3 shokët
Një djalë nga Lincoln, Alabama, ndau një histori të mrekullueshme në Facebook pasi ai dhe miqtë e tij vunë re një grua të moshuar që po hante vetëm në një restorant.
Kjo është ajo që shkroi Jamario Hoëard. “Sonte JaMychol Baker, Tae Knight dhe unë shkuam për të ngrënë në këtë vend të quajtur Brads në Oksford, dhe duke pritur ushqimin tonë kam vënë re një grua të moshuar të ulur pas nesh.
Mendimet që më erdhën në mendje ishin ‘unë e urrej të ha vetëm’. Pasi mendova për një minutë, shkova drejt saj dhe e pyeta nëse mund të rrija me të. Ajo tha po dhe biseduam për një minutë dhe pasi biseduam për njëfarë kohe më tha se ajo humbi burrin e saj dhe se nesër do të ishte 60 vjetori i tyre.
Unë menjëherë i dhashë ngushëllimet e mia dhe e pyeta që të vijë të hajë me ne. Ajo ishte e ngazëllyer për ta bërë. Çështja këtu është se gjithmonë duhet të jemi të sjellshëm dhe të dashur me njerëzit. Ti kurrë nuk e di se çfarë po kalojnë.
Kjo grua ndryshoi pikëpamjen time për jetën dhe si i shoh njerëzit e tjerë. Gjithkush ka një histori kështu që mos i gjykoni! Njerëz, dua ta theksoj këtë mjaftueshëm. Shkoni të shihni prindërit dhe gjyshërit tuaj. Atyre iu mungoni”.
Postimi i tij në Facebook është ndarë miliona herë, duke ndikuar në sensibilizimin e njerëzve kudo në botë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
