Porosia e akademikut për mësuesit
07/03/2018 Shpërndaje

Porosia e akademikut për mësuesit

Akademiku Artan Fuga ka zgjedhur të bëjë një apel për mësuesit sot me rastin e festës së tyre. Fuga ka vënë  në thelb të këtij postimi, një problem shqetësues që ndodh vazhdimisht vitet e fundit dhe bëhet fjalë pikërisht për dhuratat e shtrenjta që nxënësit iu bëjnë mësuesve për festë.

Porosia që bën çdo vit për të gjithë ato mësuese apo mësues është që të mos pranojnë nga nxënësit asgjë më shumë sesa një duartrokitje, një tufë lule, një kartolinë, një libër, a një punëdore të bërë në shtëpi, pra simbole të kësaj natyre.

Porosia e Fugës:

7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre

Neser eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.